Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Flamurtari në elitë, kushtin e di edhe Agostineli

- ERMAL SIKA

Për Sinan Idrizin, ngjitja e Flamurtari­t në Superi ore është edhe këtë sezon objektiv i panegociue­shëm. Kjo gjë i është bërë e qartë edhe trajnerit Andrea Agostineli. Në një intervistë për "Panorama Sport", Idrizi tregon edhe se përse e zgjodhi italian trajnerin e ri, ndërsa zbulon se kontrata me të është dy vjeçare. Nëse Agostineli nuk do të pranonte, administra­tori thotë se do të rikthente Eqerem Memushin. Idrizi flet edhe për surprizat e tjera në merkato.

Agostineli është trajneri i ri i Flamurtari­t. I besuat eksperienc­ës që ka?

Agostineli nuk ka vetëm eksperienc­ën. Kemi nënshkruar kontratë dyvjeçare. Ai do të japë kontributi­n e tij nga akademia dhe ndërtimi të strukturav­e të klubit. Është një ndihmë për ne nga përvoja që ka dhe një vlerë e shtuar e Flamurtari­t. Është tepër serioz. Që ditën e parë bëri të qarta pikat e tij dhe kaq. Mori me vete në Pogradec të gjithë djemtë e akademisë. Më tha, dua të shikojë njëherë prodhimin vendas si e kemi. Unë them do të bëjë një gjë të bukur.

Emërimi i Agostineli­t te Flamurtari ishte surprizë, ndërsa kishit edhe disa kandidatë të tjerë. Përse e përzgjodhë­t të huaj trajnerin?

Nuk është problemi tani të bëjmë esterofili­në apo nihilizmin. Ta themi më shqip, të bëjmë të dashurin me të huajt dhe fshirjen apo mohimit të shqiptarëv­e. Mendoj se trajnerët shqiptarë janë të kufizuar. Ky është mendimi im. Janë të kufizuar për shkak të përvojës dhe mundësive, por nuk janë të gjithë në një thes. Ky është mendimi im, ndoshta e kam të gabuar dhe kaq. Unë kam punuar me trajnerë shqiptarë të shkëlqyer, që kanë bërë goxha punë këtu. Mendoj se në këto momente që është Flamurtari, një trajner i huaj ndoshta mund të na ndihmoj më shumë. Nëse nuk do të merrja trajner të huaj, do të kisha marrë sërish profesor Eqerem Memushin. Nëse nuk do të vinte ky, i bie shumë shkurt, një të shtëpisë dhe kaq. Kishim edhe disa trajnerë të tjerë të huaj që kishin dëshirën të vinin në Vlorë, thjeshtë gjej rastin t'i falënderoj për gatishmëri­në që kishin, por ne e mbyllën me Agostineli­n.

Edhe për Agostineli­n objektiv mbetet Superiorja, sa i mundshëm është?

Superiorja është e padiskutue­shme. Është një histori që duhet ta mbyllim këtë vit. U bë shumë kohë në Kategorinë e Parë, qyteti dhe tifozët nuk presin dot më.

Keni shkuar deri në Meksikë për Hoze Kobian. Si ju duket ky afrim?

Ai bëri kontrollin mjekësor dhe firmosi kontratën. Është një l ojtar i l ezetshëm, t ip mëngjarash­i.

Cilat do të jenë surprizat e tjera të merkatos?

Kemi ende të tilla. Janë disa që kemi bërë parakontra­tën dhe do të na bashkëngji­ten. Njeri, mesfushori kishte arsye familjare, kurse një qendërmbro­jtës që e kishin për qejf, doli nga ata që bëjnë parakontra­ta dhe nuk vijnë më. Nuk pres më, ju thashë mbyllni kontratën dhe pagesën e bërë ta kthejë mbrapsht. Presim një tjetër afrim në mesfushë. Historia është e thjeshtë fare, nuk do të pres këta 10 vjet. Trajneri i do në dispozicio­n lojtarët, të gjithë.

Do ta ndiqni ekipin në fazën përgatitor­e jashtë Vlorës?

Momentalis­ht jo, pasi nuk kam pse i bëhem barrë tjetrit. Ndoshta në ndonjë miqësore, por tani jo. Atje është drejtori sportiv dhe sekretari i përgjithsh­ëm i klubit. Janë të gjithë në Pogradec.

 ?? ?? Trajneri Agostineli gjatë prezantimi­t te Flamurtari nga administra­tori Sinan Idrizi
Trajneri Agostineli gjatë prezantimi­t te Flamurtari nga administra­tori Sinan Idrizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania