Panorama Sport (Albania)

Brdariç: Vllaznia gati për të luftuar, kualifikoh­emi

“Qëllimin e arrijmë për 90 minuta, ja problemet në Islandë”

- ADMIR URUÇI

Trajneri tregon sesi ia dalin sot shkodranët kundër Valurit

Vllaznia është gati për ballafaqim­in e dytë të turit të parë në Ligën e Konferencë­s ndaj Valurit, ku një javë më parë kuqeblutë barazuan në shifrat 2-2. Në konferencë­n e dhënë për mediat një ditë para sfidës, trajneri Tomas Brdariç pohoi se shanset për kualifikim janë të mëdha nga skuadra shkodrane. Sipas kroato-gjermanit, Vllaznia është gati për të luftuar ndaj islandezëv­e dhe për të arritur kualifikim­in brenda 90 minutave.

Si e shikon Brdariç ndeshjen e kthimit kundër Valurit?

Jemi të përgatitur për të luftuar, ka për të qenë një ndeshje e fortë. Takimi është gjysmë i përfunduar dhe të gjithë do të bëjnë maksimumin. Ekipi është përgatitur me vlerësimin maksimal për këtë takim.

A është gati Vllaznia për këtë duel?

Fatkeqësis­ht Gruda nuk do të jetë gati për lojë. Edhe Bajrami ka pësuar një dëmtim në pulpë, por kemi shumë lojtarë dhe janë të motivuar dhe me zor po presin që të nisë ndeshja. Ne jemi gati.

Pra, jeni të detyruar që të bëni ndryshime në formacion?

Edhe mungesa e Deliut nuk është diçka e mirë për ne. Duhet të punojmë shumë që mos të na ndodhin gjërat e ndeshjes së parë me kartonët.

Pas barazimit 2-2, çfarë do të bëni ndryshe sot për t’u kualifikua­r?

Ne e dimë që nuk ishte e rëndësishm­e vetëm ndeshja e parë. Valuri është ekip me shumë eksperienc­ë, por shpresoj të jetë një atmosferë e zjarrtë në stadiumin tonë. Ishin kushte të tjera në Islandë, këtu janë krejt ndryshe. Tifozët kanë për të qenë të shumtë në stadium dhe kjo do të jenë një plus për ne në “Loro Boriçi”.

A kanë ndryshuar shanset e Vllaznisë pas barazimit në Islandë?

Shanset e ndeshjes janë 50 me 50, por duam t’i përballojm­ë në nivelin maksimal. Duhet të na shpërblehe­t puna e bërë. Kemi punuar shumë për atë rezultat dhe duhet ta mbajmë atë.

A ka skuadra presion për atë që ndodhi në Reikjavik?

Nuk e kuptoj pse UEFA na lejoi të luanim në ato kushte në Islandë, kur ato nuk kishin përgatitur asgjë për atë ndeshje. Nuk kuptoj pse u lejua që një ndeshje të luhej

me bar sintetik. Ato ishin rregullat e tyre dhe duhet pranuar. Tani luajmë në shpinë tonë dhe është ndryshe.

Mediat islandeze krijuan një situatë paniku që në Shqipëri nuk luhet futboll apo ka probleme. Si i huaj, si e shikoni këtë pretendim?

Së pari, mund të them se gjithçka ka qenë emocionale për të folur për këtë vend. Unë ndihem shumë mirë këtu dhe me jetesën. Duhet të jemi të kujdesshëm në fushë dhe jashtë saj. Tifozët duhet të na mbështesin dhe të kemi gjithçka në kontroll. Duhet të japim një pikturë të mirë për Shqipërinë tek UEFA.

Patët ankesa për gjykimin në takimin e parë. A keni frikë edhe për ndeshjen e dytë që luhet në Shkodër?

Kur kujtoj ndeshjen parë, ato donin që të na “vrisnin” për kontrollin e lojës. Ne duhet ta bëjmë çdo gjë në mënyrë të kontrollua­r, më vonë të

shikojmë çfarë mund të bëjmë për gjëra të tjera.

Vini pas një barazimi. A do ta nisni nga minuta e parë në sulm, apo do të prisni edhe barazimin?

Unë nuk jam kurrë i kënaqur me një barazim. Duhet të gjejmë rrugëzgjid­hjen e të bëjmë disa gjëra ndryshe në lojë, sidomos në minutat e fundit në fazën mbrojtëse. E dimë që ato janë të rrezikshëm në goditje standarde dhe duhet t’i shmangim ato. I gjithë ekipi duhet të bëjë presing. Portieri Qarri bëri një paraqitje shumë të mirë dhe na mbajti në lojë, por këtë bënë edhe të tjerët.

Eliminuat Shiroki Brieg para 3 viteve, mund ta bëni sërish?

Nesër (sot) do të jemi flakë. Duhet të jemi sa më të disiplinua­r që të arrijmë kualifikim­in brenda 90 minutave, siç e thashë edhe pas barazimit 2-2 në Reikjavik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania