Panorama Sport (Albania)

6 operacione, Seferi: Do të ndryshoj skuadër

“Shqipëria mund të përballet me këdo, edhe me kampione bote”

-

Sulmuesi: Nuk gabuam, mendoj se kemi bërë Europian fantastik

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, pas eliminimit nga “Euro 2024”, ka vendosur të kalojë pushimet me familjen e tij në Maqedoninë e Veriut. Futbollist­i, i cili sezonin e mbylli si huazim te Bani Jas në Emiratet e Bashkuara Arabe foli për “TV21”, ndër të tjera tha se është në pritje të një transferim­i tjetër. Sulmuesi gjithashtu tregoi edhe emocionet e Europianit, si ishte paraqitjet e Shqipërisë, si edhe momentin më të keq të karrierës së tij.

Si erdhi lidhja me futbollin?

Fillimet e mia janë këtu në këtë fushë. Kam filluar që shtatë vjeç, e kam pasur pasion. Dashurinë për futbollin e kam marrë nga gjyshi im i ndjerë. Ka luajtur futboll dhe më ka marrë gjithmonë me vete në stërvitje.

E keni menduar se do të arrinit në këtë nivel?

Po, e kam pasur qëllim që të bëhem futbollist profesioni­t. Kam punuar shumë fort për ta arritur. Besimi ka qenë gjithmonë sepse pa të nuk është e lehtë për të arritur këtu.

Cili ka qenë momenti më i paharruar në karrierën tuaj dhe cili ka qenë momenti më i keq?

Momenti më i mirë i karrierës time është padyshim kualifikim­i në Europian me Shqipërinë. Besoj do të jetë edhe ky momenti i gjatë karrierës sime në futboll. Momenti më i keq kanë qenë lëndimet e mia në Zvicër ku në 3 vite nuk e kam prekur asnjëherë topin sepse kam bërë 6 operacione. Besoj kjo më ka bërë që të mendoj ta lë futbollin, por përkrahja e familjes, shoqërisë, ajo dëshira e madhe për topin, më kanë bërë që të vazhdoj.

Çfarë rutine ndiqni përpara ndeshjes?

Superstici­oz nuk jam sepse

s’është mirë. Por, padyshim që lutem në Zot, përpara ndeshjeve dhe stërvitje. Falënderoj­më gjithmonë Zotin sepse të gjitha që i kemi, i kemi prej tij.

Cilat janë planet për të ardhmen, si në futboll, por edhe jashtë tij?

Jam me pushime në vendlindje në Maqedoni te familja, ndoshta do të ndodhë ndonjë transferim në ndonjë ekip tjetër, sa i përket të ardhmen, po e mendoj se çdo të bëj, ndoshta ndonjë biznes timin, por do t’ia lejmë kohës.

Kanë qarkulluar disa lajmë që jeni fejuar, cili është statusi juaj?

Unë jam “single”. E që kam dalë dikur në një intervistë kam folur, kam qenë në një lidhje, por tani jam “single”.

Me cilin lojtar të Kombëtares keni më shumë afrimitet?

Me të gjithë lojtarët kemi qenë mirë, por ata që rri më shumë janë Gjimshiti, Ardian Ismajli, Ylber Ramadani, Abrashi, Ajeti, Naser, Klaus Gjasula. Sa i përket atmosferës, i gjithë grupi ka qenë super edhe me të gjithë kemi qënë shumë mirë.

Çfarë emocionesh përjetuat gjatë ndeshjeve të Europianit?

Padyshim emocione të papërshkua­ra. Gjermania ka qenë Shqipëria e dytë. I gjithë shteti me shqiptarët, qytetet plot. Kur kemi zbritur ndeshjen e parë në fushë me Italinë dhe kemi parë stadiumin të kuq, ka qenë fantastike dhe faleminder­it Zotit që na ka dhënë mundësinë që të luajmë në një turne kaq të madh. Është ëndërr e çdo futbollist­i dhe ëndrra ime u bë realitet dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë.

A mendon se ekipi kombëtar gaboi diku dhe nuk shkoi më tej, apo ishte thjesht fati?

Jo, nuk mendoj se gaboi. Ne kemi bërë një Europian fantastik, si jashtë dhe brenda fushës. Kemi treguar se Shqipëria nuk është më njësoj dhe është një skuadër që mund të përballet me kampionët aktualë të Europës, kampionë bote. Kështu tani është diçka ndryshe, një Shqipëri që e respekton çdo kombëtare tjetër.

Cila kombëtare mendoni se do ta fitojë Europianin?

Që në fillim kam thënë që Spanja do të jetë fituesja e Europianit. Shpresoj që ta fitojnë ata.

Keni ndonjë lojtar të preferuar?

Unë jam tifoz i Barcelonës dhe e kam ndjekur që nga koha e Ronaldinjo­s dhe më pas erdhi Mesi, i cili më ka marrë atë dashurinë si futbollist. Mendoj se Mesi është më i miri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania