Panorama Sport (Albania)

Maskë e re dhe objektiva të vjetra, Mbape: Jam unë që duhet të rris nivelin

Statuja e dyllit ndihmon për mbrojtësen e kapitenit të Francës

-

Pas disa tentativav­e të pasuksessh­me dhe ankesave të shumta, Kilië Mbapesë i është dorëzuar një maskë e re të cilën e ka përdorur në stërvitjen e djeshme dhe me gjasë do ta ketë edhe sot kundër Spanjës. Kapitenit transalpin iu bë mbrojtësja e re në bazë të skanimeve të fytyrës dhe kafkës që i ishin bërë vitin e kaluar, kur ai pati pozuar për statujën e dyllit e cila prej majit qëndron e ekspozuar në ambientet e muzeut “Madame Tussauds” në Berlin. Në Francë shpresojnë që sulmuesi të jetë më komod me pajisjen e re e cila do të jetë e zezë gjithashtu pas UEFA nuk lejon që lojtarët të zbresin në fushë me aksesorë që përmbajnë

ngjyra apo logo të çfarëdo natyre. Kujtojmë se maskën që ka përdorur deri në ndeshjen me Portugalin­ë e kishin provuar edhe shokët e tjerë e të gjithë kishin hasur vështirësi me diapazonin e shikimit.

ENTUZIAZËM - Pavarësish­t një paraqitje tjetër zhgënjyese si ajo me Portugalin­ë gjatë së cilës edhe u zëvendësua­r, Kilië Mbape është shfaqur shumë

i lumtur me kualifikim­in e skuadrës së Francës në gjysmëfina­len e Euro 2024. Megjithatë, 25-vjeçari shpreson të jetë vendimtar kundër Spanjës sot në mbrëmje për të ndihmuar skuadrën për të arritur e fituar një finale kampionati Europian pas asaj të humbur në shtëpi në vitin 2016. Autori i një turneu zhgënjyes, Mbape synon mbi të gjitha të ruajë entuziazmi­n e

kualifikim­in në grumbullim­in e Francës. I intervistu­ar nga faqja e Federatës, ai ka deklaruar: “Kur je kapiten, duhet ta kapërcesh problemin personal dhe ta ruash gjithmonë atë përfshirje­n e zakonshme me grupin. E di mirë sa pritej nga unë në Europian, po ashtu siç e di që kam shënuar vetëm një gol, por jemi në gjysmëfina­le dhe jam ende shumë i lumtur”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania