Panorama Sport (Albania)

KOMBËTARJA NË “EURO 2024”

-

bindës që të ishte mundur. Shqipëria kishte vërtetuar se nuk kishte ardhur në Francë thjesht falë një trepikëshi të servirur mbi një “tabake ari” mbi tryezë, por se kishte formuar një Kombëtare të mirë të stilit europian. Emrat e aktorëve të saj europianë, tashmë të sprovuar, ishin këta 20 djem të tri ndeshjeve të paharruesh­me, humbëse apo fituese qofshin:

Etrit Berisha, Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Mërgim Mavraj, Frederik Veseli, Amir Abrashi, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Andi Lila, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Taulant Xhaka, Bekim Bala, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku. “Mbi ta” trajneri Xhani De Biazi...”.

Dhe ja tek mbërrijmë në vitin 2024. Është Shqipëria e trajnerit brazilian, Silvinjo. Është një tjetër 15 qershor, kësaj radhe është qershor i vitit 2024. Itali-shqipëri 2-1! Gol i shqiptarit Bajrami në sekondin 23-të të ndeshjes. Rekord i Kamionatev­e Europiane. Kryesim 10 për herë të parë në histori Shqipëria kundër Italisë, por mjaftojnë vetëm 10 minuta dhe 2-1 për Italinë! E mandej? Mandej 19 qershor 2024 dhe Shqipëri- Kroaci 22. Madje 2-1 deri në të 95-ën, kur Gjasula - njeru i cili i kishte dhuruar një “autogol– gol” Kroacisë, shënon një gol spektakola­r të një barazimi përtej historisë.

“... E kështu do të kalojë edhe ‘ lavdia’ e këtyre dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares. Që për të qenë me mend në krye, nuk ka pse t’i quajmë ‘lavdi’, megjithatë. Mjafton t’i quajmë nivel i lartë i futbollit, bukuri, dramë fort joshëse, kthesa, emocione të forta dhe vetëm kaq. Çka më duhet të nënkuptoj edhe rekordin e sekondës 23të të Bajramit, apo dy golat brenda 300 sekondave të Italisë. Apo topin që ia fali Bajramit mbrojtësi i Italisë, Dimarko. Si dhe golin tronditës aq fort të çmueshëm të Qazim Laçit...”.

Mirëpo, ja ku mbërrin ShqipëriSp­anjë 0-1 e 24 qershorit 2024. Gol i Ferran Torres në të 13-ën. Për çudi një 11- sh spanjoll i përbërë nga lojtarë rezervë, por profesioni­stë të klubeve të mëdhenj edhe ata: Arsenal, Sevilla, Athletik Bilbao, Bayer Leverkusen, Real Madrid, Barcelona...

Një pjesë e parë e mpakur e shqiptarëv­e dhe një pjesën e dytë lojë e shkëlqyesh­me falë ndërrimeve me Brojën e Hoxhën. Dhe me dy shpërthime­t fantastike të Brojës fare pranë golit. Nuk desh Zoti. Shqipëria tregon futboll të lartë dhe lë fushën e lojës me një bilanc jo të pasur, megjithatë: 2 humbje, 1 barazim dhe vendin e fundit në grup me vetëm 1 pikë. Rekordi i De Biazit mbetet në fuqi.

Por më i rëndësishë­m se ky është një rekord tjetër. Ai që fikson se Shqipëria brenda 3 edicioneve të një Kampionati të Europës arrin të jetë dy herë pjesë e turneut final. Kurrë nuk e patëm menduar këtë arritje!

Vetvetiu Shqipëria e trajnerit italian, Xhani De Biazi, vazhdon garën krahasuese me Shqipërinë e trajnerit brazilian Sylvio Mendes de Campos Junior – SYLVINHO.

Mbetet një krahasim “universal” që nuk mund ndalë këtu...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania