Panorama Sport (Albania)

Ndeshja me Serbinë, birrë me vetëm 1% alkool për anglezët

“VELTINS” do ta shërbejë me përqindje të reduktuar

-

Policia paralajmër­on për dhunë në vigjilje të së dielës

Policia gjermane po forcon sigurinë për para ndeshjes hapëse të Anglisë në “Euro 2024” kundër Serbisë dhe thuhet se ka kërkuar që në “VELTINS Arena” t’u shërbejë tifozëve të “Tre luanëve” birrë me pak alkool, që ka të ngjarë të jetë rreth 1 për qind. Zyrtarët kanë pohuar se ndeshja është me rrezik të lartë, duke vënë në dukje se ka një shans që tifozët huliganë nga të dyja palët të përpiqen të shkaktojnë dhunë brenda dhe rreth stadiumit në Gelzenkirs­henit, që është shtëpia e Shalke 04. Pritet që rreth 40,000 tifozë anglezë të udhëtojnë për të mbështetur skuadrën e Garet Sauthgejti­t, me vetëm rreth 5,000 deri në 8,000 tifozë serbë të vendosur të udhëtojnë në Gelzenkirs­hen për ndeshjen e së dielës. Sipas “Sky News”, tifozët nuk do të lejohen të pinë në tribunat në “VELTINS Arena” gjatë ndeshjes, me stadiumin, i cili krenohet me një rrjet të teknologji­së moderne të tubacionev­e të birrës, 5 km të gjatë, duke u kërkuar nga policia që të shërbejnë alkool me përqindje të ulët alkooli. “Unë mendoj se është një lojë me rrezik të lartë për shkak të historisë, për shkak të huliganëve që kanë të dyja palët”, tha kryeinspek­tori Kristof Burghard

për “Sky Neës”. “Serbia ka shumë huliganë. Djemtë anglezë, me alkoolin, ndonjëherë janë shumë agresivë. Pra, është një punë e madhe për ta për t’u përgatitur, kështu që shpresojmë se asgjë nuk do të ndodhë”. Zyrtarët shpresojnë të shmangin përplasjen që u pa gjatë “Euro 2016” në Francë. Huliganët u përleshën me policinë e ndërhyrjes së

shpejtë në “Champs-elysees” dhe në periferi të tjera të Parisit. Policia gjermane ka paralajmër­uar se mund të ketë dhunë në dhe rreth stadiumit “VELTINS Arena” gjatë fundjavës, me shefin e policisë Peter Both që i tha “The Guardian” se “deri në 400 ose 500 huliganë serbë kërkojnë dhunë do të udhëtojnë në Gjermani”.

 ?? ?? Përgatiti: ANDROKLI DRALO
Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania