Panorama Sport (Albania)

Gjimshiti: Ta nisim mbarë, e dimë se si luan Italia

-

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, foli dje në konferencë shtypi, në krah të trajnerit Silvinjo. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe mes të tjerash theksoi se një nisje e mbarë ndaj kampionëve në fuqi të Europës mund ta bëjë më të gjatë rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kompeticio­n.

Ndeshja me Italinë, a do të jetë shumë e rëndësishm­e për ecurinë në Europian? Sigurisht, të tria ndeshjet janë shumë të rëndësishm­e, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi në ndihmë dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv kundër Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera.

Do të keni një duel me shokun tuaj të skuadrës, Skamakën. A keni folur me të gjatë kësaj kohe dhe çfarë mund të presim në fushë?

E njoh shumë mirë, pasi kemi luajtur bashkë për një sezon të tërë. Që nga festa, kur fituam Europa League, nuk kemi folur bashkë. Nuk do të jetë me rëndësi Gjimshiti-skamaka, por në tërësi ndeshja Shqipëri-itali.

Në miqësoret e fundit Italia ka vuajtur jo pak. A është ky një “kurth” i tyre? Sigurisht që i kemi ndjekur ndeshjet e fundit të Italisë dhe trajneri na ka evidentuar forcën e tyre, ku duhet të tregojmë kujdes. Analiza nevojitet për ndeshjen e nesërme (sotme) dhe besoj se jemi përgatitur mirë.

Te kjo Shqipëri, çfarë ka

nga Seria A dhe futbolli italian?

Ka shumë nga futbolli italian, pasi jo vetëm që jemi shumë futbollist­ë që luajmë në Itali, por edhe trajneri ka një eksperienc­ë të rëndësishm­e në Serinë A. Luajmë aty dhe njohim shumë mirë kundërshta­rin tonë, e dimë mirë që kemi përballë Italinë kampione në fuqi dhe që luan në të tilla kompeticio­ne për të fituar, prandaj duhet të bëjmë kujdes.

Shumë prej futbollist­ëve të Shqipërisë janë fëmijë emigrantës­h që kanë lindur dhe janë rritur në vende të tjera, por përfaqësoj­në vendin e tyre...

E vërtetë. Shumë prej nesh kemi lindur apo jemi rritur në vende të tjera, por jemi shqiptarë. Në shtëpitë tona flitet shqip dhe jemi rritur me dashurinë për vendin tonë. Jemi të lumtur që përfaqësoj­më vendin tonë.

Keni fituar edhe Ligën e Europës. Cilat janë njohuritë që keni fituar në këtë kompeticio­n dhe do donit t’i transmeton­it te shokët e skuadrës?

Triumfi në Ligën e Europës ka qenë rezultat i një procesi pune që ka nisur shumë kohë më parë. Ne jemi të përgatitur të bëjmë maksimumin për të fituar në çdo ndeshje. Jemi përgatitur fort dhe shpresojmë që të na shkojë mirë.

A mund të na tregoni se çfarë ka sjellë puna e trajnerit te ju?

Puna e tij na ka përmirësua­r shumë, prej më shumë se një viti që kur ka ardhur. E dimë si punon çdo ditë për të na ndihmuar. Ka qenë një futbollist i madh dhe një motivues i jashtëzako­nshëm. Jemi këtu duke kaluar nëpërmjet një grupi të vështirë dhe kemi marrë shumë kompliment­e, jo vetëm ne, por edhe stafi e trajneri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania