Panorama Sport (Albania)

Europiani ndryshon seancat në Kuvend, lajmi bën bujë

-

Vendimi i Kuvendit për të ndryshuar datat e seancave parlamenta­re në javën që përkon me ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit ka sjellë protesta në vendin tonë, por edhe ka bërë bujë jashtë kufijve të Shqipërisë. E përditshmj­a sportive spanjolle “AS” i ka kushtuar një artikull kësaj situate, duke e cilësuar si skandal: “Skandal në Shqipëri, Europiani paralizon politikish­t vendin”, është titulli i artikullit, ku shkruhet: “Parlamenti shqiptar ka ndryshuar në mënyrë radikale planet për shkak të futbollit. Sipas shtypit lokal, një pjesë e madhe e 140 deputetëve do të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye seanca plenare u zhvillua të mërkurën dhe jo të enjten, siç ndodh zakonisht. Shumë prej tyre shkojnë me makinë dhe do t’u duhet më shumë se një ditë për udhëtimin. Ata do jenë në tribunat e stadiumit të Dortmundit, por do të qëndrojnë edhe për dy duelet e tjera të grupit, kundër Kroacisë dhe Spanjës. Për këtë arsye javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare dhe situata ka shkaktuar skandal tek opozita. Përfaqësue­si i Partisë Demokratik­e, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancë­s së kryeminist­rit, Edi Rama, sqarime për këtë ‘shkelje të rregullore­s’”. “Është e mërkurë dhe ju keni vendosur ta trajtoni kuvendin si dyqan personal. Duhet t’u sqaroni qytetarëve pse zgjodhët një arsye fyese që seanca është zhvendosur nga e enjtja të mërkurën. Keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse kjo është arsyeja, është veprim i turpshëm dhe distancohe­mi nga ajo arsye banale” u shpreh Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania