Panorama Sport (Albania)

Reja: Shqipëria të nxjerr jashtë po i le hapësirë

“Kanë temperamen­t dhe karakter, Spaleti të shohë Bajramin”

- FATJON RUPI

Ish-trajneri i kuqezinjve “skanon” ekipin për shtypin italian

Edi Reja, paraardhës­i i Silvinjos, është ftu ar nga presidenti i FSHF-SË Armand Duka për të qenë të shtunën në tribunë në Dortmund. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai ka zbuluar disa nga rreziqet që e presin Italinë në këtë ndeshje. Reja e ka mbyllur karrierën në një ndeshje miqësore ndaj Italisë së Mançinit, e mbetur jashtë Botërorit të Katarit. Të premten do të hipë në çarterin që nga Tirana do të fluturojë drejt Gjermanisë. Për Silvinjon, i cili e zëvendësoi në stolin e “Shqiponjav­e”, Reja u shpreh: “Është i zoti, ka bërë një punë të madhe dhe arriti objektivin, duke merituar kualifikim­in përpara skuadrave të nivelit të lartë, si Çekia dhe Polonia. Ka gjetur bazën, mbi të cilën ka tërhequr një grup, ku një pjesë e mirë është e imja. Janë të gjithë djemtë e mi, duke hequr Hoxhën, anësori e Dinamos së Zagrebit. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajramin e binda të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër ‘ krijesë’ e imja. Edhe stafi im ka bërë një punë të mirë dhe jam i kënaqur për Dukën, një drejtues i madh, prej pak vitesh edhe pjesëtar i Ekzekutivi­t të UEFA-S. Kemi një raport shumë miqësor. Më donte në Dortmund dhe nuk mund të mungoja”.

Mos do të bëni tifo për Italinë?

Jam italian, i kam “Axurrët” në zemër, por gjithashtu kam afeksion dhe simpati për shqiptarët. Do të më pëlqente të bënin një figurë të mirë. Do të bëj tifo për Italinë. E njoh Spaletin, e kam konsiderua­r gjithmonë një trajner të një niveli të lartë. E kam shijuar Napolin e tij. Duhet të punojë shumë me Italinë dhe të nxjerrë të rinj të tjerë. Di Lorenco, Kristante e Dimarko janë lojtarë me vlera.

Çfarë duhet të presim nga kjo ndeshje?

Nuk duhet nënvlerësu­ar Shqipëria, është rritur shumë në raport me 2016-ën. Është një skuadër e ashpër, e fortë nga pikëpamja e karakterit. Do të jetë e vështirë për t’u kaluar. Spaleti duhet të shohë Bajramin mes linjave, nuk e di nëse do ta mbulojë Kristante apo Zhorzhinjo. Ata mbrohen me tetë lojtarë, lënë pak hapësira dhe kundërsulm­ojnë mirë. Asani, Hoxha ose Seferi në krahë dhe Broja përpara, janë të gjithë të shpejtë. Të tjerët, si Hysaj dhe Ismajli, luajnë prej shumë vitesh në Serinë A. E njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të të luajturit. Duhet shumë kujdes. Me Spanjën dhe Kroacinë është një grup i komplikuar për Italinë, por Shqipëria ka shanset e saj dhe kjo është një ndeshje vendimtare.

Do të luajë për gjithçka me Italinë, pa llogaritur faktorin e ambientimi­t?

Në stadiumin e Dortmundit do të vijnë minimumi 1520 mijë shqiptarë nga e gjithë Europa, jo vetëm nga Gjermania. Entuziazëm shumë i madh, një ndeshje shumë e ndjerë. Ndihen si “brinjë” e Italisë, kanë ushqyer gjithmonë mirënjohje ndaj nesh. Tani janë rritur edhe lidhjet diplomatik­e mes dy qeverive.

Cili është rreziku kryesor?

Kundërsulm­i. Nëse u lë hapësirë shqiptarëv­e, të nxjerrin jashtë. Broja duket se ka ardhur me mendjen e duhur, është i veçantë dhe i fortë. Ai dhe Manaj mund të bëjnë diferencën në shpejtësi. Kanë temperamen­t, karakter, nuk dorëzohen. Është ndeshje vendimtare. Silvinjo i ka shtuar kreativite­t dhe teknikë skuadrës, kam folur shumë me të kur erdhi.

 ?? ??
 ?? ?? Trajneri Edi Reja kur drejtonte Kombëtaren shqiptare
Trajneri Edi Reja kur drejtonte Kombëtaren shqiptare

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania