Panorama Sport (Albania)

Alkaraz nuk ka dyshime: Zgjedh Lojërat Olimpike para Uimbëlldon­it

TENIS/ 21-vjeçari preferon medaljen me Spanjën

-

Vetëm pak ditë më parë Karlos Alkaraz ngriti lart trofeun e tretë grand slam, duke triumfuar “Roland Garros”, teksa mposhti në finale gjermanin Aleksandër Zverev. Tenisti spanjoll tashmë po bëhet gati për pjesëmarrj­en në Uimbëlldon, event që do të mbahet më datat 1-14 korrik në Angli, aty ku shkon me statusin e kampionit në fuqi. Por më shumë sesa mbrojtja e kurorës në Uimbëlldon, 21-vjeçarin duke se e tërheq një tjetër objektiv i rëndësishë­m, siç është medalja e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Këtë e ka konfirmuar vetë numri 2 i botës në një prononcim të dhënë se fundmi, teksa pyetjes se kë preferon më shumë mes Lojërave Olimpike dhe Uimbëlldon­it i është përgjigjur kështu: “Kjo është pak e komplikuar, megjithatë Lojërat Olimpike janë një event special, sepse zhvillohen një herë në katër vite. Për më tepër aty s’luan për vetëm për veten, por përfaqëson vendin tënd. Kështu që për këtë vit unë do të zgjidhja Olimpiadën”, është shprehur Alkaraz. Ndërkohë, tenisti nga Murcia ka folur gjithashtu edhe për krahasimet në moshën e tij me legjenda, si Nadal, Federer apo Xhokoviç. Fitues në 3 turne grand slam me sipërfaqe të ndryshme si në US Open, Uimbëlldon dhe Roland Garros, Alkaraz e komenton kështu krahasimin me ikonat e tenisit: “Mendoj që nuk mund të bëjmë krahasime nëpërmjet videove dhe të zbulojmë se kush nga ne është më i miri në moshën 21-vjeçare. Nëse ndaloj në këtë moment atëherë nuk do të kishte rëndësi se çfarë kam arritur në këtë moshë. Duhet të eci përpara dhe të mbërrij aty ku kanë mbërritur Nadal, Federer dhe Xhokoviç. Ata janë kampionë që kanë punuar shumë dhe ia kanë dalë që të përmirësoh­en vazhdimish­t, duke mbërritur deri në moshën 37 apo 38vjeçare në nivele të jashtëzako­nshme”, deklaroi ndër të tjera Karlos Alkaraz.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania