Panorama Sport (Albania)

Fratezi: I kam borxhe Asllanit

-

Davide Fratezi është një nga heronjtë e kombëtares së Italisë, e cila u kualifikua në Europian edhe falë dopietës së mesfushori­t zikaltër kundër Ukrainës në “San Siro”, në shtatorin e kaluar. “Ishte një kënaqësi e jashtëzako­nshme. Jam shumë i lidhur me vendin tim dhe doja patjetër të shënoja. Pak ditë më vonë erdhi edhe derbi i Milanos ku shënova golin e parë me fanellën zikaltër. Ishte një periudhë e jashtëzako­nshme, një javë e mrekullues­hme. Ambiciet? Dua gjithçka. Dua Europianin dhe Botërorin me Italinë, por edhe Champions-in me Interin”, thotë Fratezi në një intervistë për “La Repubblica”.

BARELA- “Nga Nikolo kam shumë për të mësuar. Në fillim isha një lojtar depërtues, ashtu edhe ai në fillim. Pastaj u përmirësua dhe u kompletua duke punuar shumë në qarkullimi­n e topit dhe ndërtimin e lojës. Edhe unë dua që të përmirësoh­em. Miq? Jemi miq dhe komshinj në të njëjtën kohë. Edhe pse pasionet tona nuk janë shumë të ngjashme. Atij i pëlqen të pijë verë, ndërsa mua ndonjë pije e gazuar”.

SKAMAKA- “Është fati që të luajmë bashkë në skuadra të njëjta. Ai shkon në një skuadër dhe unë e ndjek. Kur firmosa me Interin i thashë: Skama, këtë herë të takon ty të më bashkohesh te Interi. Në fakt zgjodhi të luante me Atalantën. Jetuam të lumtur edhe kështu”.

ASLLANI- “Vendosnim baste me Asllanin, por edhe me Karlos Auguston dhe Arnautoviç­in. Kush shënonte do të bënte dhurata për të tjerët. Sapo e vendosëm këtë bast, nisa që të shënoja shpesh dhe tani jam pak mbrapa me dhuratat. Do të më kërkojnë patjetër të blej diçka. Teo? Franca është shumë e fortë dhe do të doja ta shmangja patjetër”.

MILAN- “Nuk kam ditur kurrë asgjë për merkaton. Agjenti më tha se ku doja të shkoja dhe unë i thashë: Vetëm Interin. E vendosa kur luaja kundër tyre. Një skuadër e fortë, me trajner dhe publik magjik. Nuk doja të dëgjoja asnjë ofertë”.

MOTRA- “E bllokova në rrjetet sociale për 4 ditë pasi shkoi të festonte Kupën e Italisë me Juventusin. Bëjmë shpesh humore të tilla. Fakti që është shumë e ekspozuar në rrjetet sociale nuk më bezsit. Secili ka jetën e tij. Gjyshja në autobus? E premtova përpara titullit kampion, por nuk ia dola dot. Megjithatë e mora në festën e skuadrës dhe u argëtuan të gjithë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania