Panorama Sport (Albania)

Bufon: Shqiptarët e pushtojnë stadiumin “Në Dortmund do të jetë si në Francë, 80% tifozë kuqezi”

- FATJON RUPI

Legjenda italiane: Ndeshje delikate, ja çfarë më tremb

Eshtuna po afron dhe “ethet” e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë sa vijnë dhe shtohen. Jo vetëm në kampin kuqezi dhe opinionin sportiv në vendin tonë, por edhe në kampin kundërshta­r. Kreu i delegacion­it të Italisë në “Gjermani 2024”, Xhanluixhi Buufon, ka folur së fundi më në detaje për ndeshjet e grupit në Europian, ku “axurrët” do të përballen me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ish-portieri legjendar italian është ndalur jo pak te ndeshja e së shtunës me kuqezinjtë, të cilën e konsideron mjaft delikate jo vetëm se është debutimi, por edhe për një arsye të veçantë: tifozët shqiptarë. Bufon thekson se 80% e stadiumit të Dortmundit, ku do të luhet ndeshja, do të jenë tifozë shqiptarë, siç ka ndodhur në “Francë 2016”.

TIFOZËT SHQIPTARË - “Kemi në fillim ndeshjen me Shqipërinë, që në letër duket se ndeshja që mund të përballohe­t më lehtë në grupin tonë. Por nuk është kështu, mendoj se do të jetë një ndeshje mjaft delikate për Italinë. Delikate, sepse e para është ndeshja debutuese në Europian dhe të gjitha ndeshjet e para janë të vështira, pasi duhet të “thyesh akullin”. E dyta, është një ndeshje e vështirë, sepse Shqipëria është një skuadër në rritje dhe mbi të gjitha do të ketë një mbështetje publiku të jashtëzako­nshme në Gjermani. Mbaj mend që kur shkuan në Europianin e Francës në 2016ën, në ndeshjet e tyre në stadium ishin 80% shqiptarë dhe 20% pjesa tjetër e tifozëve. Dhe jam i bindur që kështu do të jetë edhe të shtunën në Dortmund. Pastaj janë edhe ndeshjet me Spanjën dhe Kroacinë, që si skuadra kanë vlera të mëdha teknikisht dhe ndoshta janë superiore, por Italia do të luftojë fort me të gjitha”, ka theksuar Bufon në një deklaratë në profilin e tij në Instagram. Italia nuk vjen në këtë Europian në gjendjen e sa më të mirë për shkak edhe të disa dëmtimeve, prandaj dhe në kampin “axurr” i druhen jo pak ndeshjes me kuqezinjtë. Nëse skuadra e trajnerit Spaleti nuk fiton me Shqipërinë, atëherë kalimi i grupit bëhet gati i pamundur për të.

 ?? ??
 ?? ?? Çast nga stërvitja e djeshme e Kombëtares
Çast nga stërvitja e djeshme e Kombëtares

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania