Panorama Sport (Albania)

Berat Gjimshiti beson: Kjo Kombëtare, pa limite “Asllani një ‘top player’, Italia s’mund të nënvlerëso­het”

- FATJON RUPI

Mbrojtësi i Atalantës: Dueli im me Skamakën s’është vendimtar

Më shumë se kur rë Kombëtarja shqiptare ka vëmendjen e shtypit italian. Të shtunën kuqezinjtë përballen pikërisht me kampionët në fuqi të Europës në Dortmund, në ndeshjen e parë të Europianit. Për “Gazzetta dello Sport” ka folur këtë herë kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Sipas kësaj gazete, shikimi (kur është në fushë) dhe fjalët e mbrojtësit kuqezi nuk janë gjithmonë të qeta dhe shpjegojnë pse të shtunën në mbrëmje Italia duhet të ketë kujdes në debutimin në Europian.

Kapiten, a është e vërtetë që në dhomën tuaj të zhveshjes flitet më shumë italisht sesa shqip?

Të mos e ekzagjeroj­më. Vetëm kur flet trajneri, ai flet italisht dhe e përzien me anglishten. Ne lojtarët flasim në gjuhën tonë mes nesh.

Ju keni lindur në Zyrih, por mund të thuhet se ndiheni më shumë italian sesa zviceran?

Nuk jam ende në këtë pikë. Le të themi se ndihem më shumë bergamask, kjo po.

Janë 10 lojtarë “italianë” ose “ish” në grupin e skuadrës suaj. Mund të jetë një avantazh?

Kur luan kundër Italisë nuk ka avantazhe, por fakti që e njeh kundërshta­rin mund të të shërbejë.

Ndeshja e parë është një ndeshje “kyçe”, apo jo?

Nëse e nis mirë kompeticio­nin, fiton besim për ndeshjet pasardhëse. Është diçka që mund të të ndihmojë ta “administro­sh” më mirë situatën.

A është Italia favorite të shtunën?

Them se po, sepse e njoh potenciali­n teknik të një skuadre që tri vite më parë festonte me trofeun e Europianit. Është skuadër e një futbolli të sintetizua­r mirë nga ai që kanë bërë klubet në Europë. Pas 2021- shit, kombëtarja ka pasur ulje- ngritje, por natyrisht që nuk mund ta nënvlerëso­jmë Italinë. Duhet ta respektojm­ë, mbetet gjithmonë Italia.

Duke komentuar grupin,

ju keni thënë: “Surprizat në futboll janë gjithmonë”. Mendoni vërtet se Shqipëria do të befasonte, duke mundur Italinë?

Nëse shohim historinë, po. Nëse shohim realitetin e skuadrës sonë, ndoshta diçka më pak.

Jeni në rritje dhe po ashtu do të jeni skuadra e grupit me më shumë tifozë në Gjermani...

Tifozët do të jenë të shumtë. Sot kjo Shqipëri është një mik i bukur midis lojtarëve ekspertë dhe të rinjve. Mund të kemi një të ardhme të madhe. .

Dy të rinj me të ardhme të sigurt?

Njërin e njihni mirë, është Asllani. Është shumë i ri dhe ka gjithçka, edhe kohën, për të shkuar lart. Me Interin, sa herë ka pasur hapësirë, ka treguar gjëra jo banale. Nuk ishte e lehtë që të futej në një mesfushë kaq të fortë. Nëse Silvinjo e aktivizon titullar, përgjegjës­ia do të ndihmojë të japë më të mirën.

Çfarë mund të na thoni

për sezonin e Ramadanit me Leçen?

Shumë i mirë. Në fushë ai jep gjithmonë më të mirën dhe zgjedhja për të luajtur në Itali, me një skuadër si Leçe, ishte shumë e rëndësishm­e. Mund të luajë edhe në nivele më të larta.

Në rreshtimin tuaj 4-3-3, Bajrami bën edhe mesfushori­n. Një luks...

Ai është lojtar që bën shumë role, te Shqipëria ka luajtur edhe në krah të majtë apo të djathtë. Është një avantazh ky. Por mendoj se roli i tij i preferuar është ai pas sulmuesve.

Si është Broja?

Një talent i madh, që mund të shfrytëzoh­et më mirë me punë. Duhet të rritet në nivel ndërkombët­ar. Rivalizon me Dakun dhe Manajn.

Tani keni një trajner brazilian, pas shumë italianëve. Çfarë ka ndryshuar?

Përtej futbollit ndryshe, në nivelin njerëzor është më “i nxehtë”, familjar. Flet shumë dhe është si një mik

jashtë fushës.

Të shtunën do të shohim një duel Gjimshiti-skamaka?

Nëse do të luajmë, ndoshta po. Por nuk do të jetë një sfidë vendimtare. Jam i lumtur për grumbullim­in e tij me Italinë, e ka merituar plotësisht.

Skamaka, Retegui, Raspadori. Xhanluka është i fundit nga të tre, kundër të cilit do të donit të luanit?

Nuk duhet ta them unë sa i fortë është Xhanluka. E kanë parë të gjithë, apo jo?

A mund të jetë një shtysë për ju fakti që keni fituar Ligën e Europës me Atalantën?

Po, kemi bërë diç ka të madhe. Kemi besuar dhe do të jetë motivimi më i mirë për të shpresuar për gjëra të mëdha edhe tani.

Të qenit një lider te “Dea”, ju ndihmon të jeni kështu edhe te Shqipëria?

Sa më shumë luan, aq më shumë eksperienc­ë fiton, aq më shumë gjëra çon në Kombëtare. Për mua është bukur të ndihmoj të rinjtë, si në kohën kur të tjerët më kanë ndihmuar mua.

A ndiheni në momentin më të mirë të karrierës?

Jam si Atalanta, nuk vendos limite.

Në fushë në 54 ndeshje nga 56 të luajtura. Jeni lojtari i Atalantës që ka luajtur më shumë, a keni frikë se jeni pak i lodhur?

Sa më shumë luaja, aq më mira ndihesha. Nuk ndiej lodhje aspak. Përkundraz­i, ndihem shumë mirë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania