Panorama Sport (Albania)

Elbasani, Hakaj favorit për krahun e majtë të verdhebluv­e

-

Elbasani po tregon kujdes në afrimin e lojtarëve dhe kjo gjë shihet qartë në faktin që deri më tani kanë kontaktuar me dhjetëra futbollist­ë, por me asnjë prej tyre nuk kanë hedhur firmën nën kontratë. Mund të konsideroh­et ndryshe si një proces studimi, ku të gjithë emrat që janë hedhur në tavolinë, është duke iu bërë skaneri i nevojshëm dhe llogaritë sesa mund t'i shërbejnë skuadrës. Duke nisur nga paratë që ata kërkojnë për t'iu bashkuar skuadrës dhe deri tek performanc­a që kanë pasur sezonin që lamë pas, duke përllogari­tur edhe ambientimi­n me verdheblut­ë këtë sezon.

MBROJTËSI I MAJTË - Rasti tipik që lidhet pikërisht me pritjen që po bëjnë verdheblut­ë, për shkak të mundësive që kanë përballë, është ai i mbrojtësit të majtë. Deri më tani, elbasanasi­t kanë kontaktuar pikërisht me tri futbollist­ë për këtë rol: Lorenc Trashi, Emiljano Musta dhe Esin Hakaj. Të tre janë lojtarë të lirë në merkato dhe kanë mundësinë reale t'i bashkohen verdhebluv­e, mirëpo me asnjërin prej tyre bisedimet nuk kanë shkuar përtej kësaj faze, për të hedhur firmën në kontratë. Mësohet se drejtuesit janë duke i peshuar mirë gjërat, për të bërë në fund edhe goditjen finale dhe afruar lojtarin që do të marrë parapëlqim­in e të gjithë aktorëve që merren me merkaton në Elbasan. Për shkak të moshës më të re dhe performanc­ës këtë sezon, duket se shkodrani është më i parapëlqye­ri për momentin dhe ai që ka shanset më të mëdha të veshë fanellën verdheblu këtë edicion futbollist­ik. Megjithatë, nuk është çudi që në ditët në vijim të dalë në skenë edhe ndonjë emër i ri për këtë pozicion në skuadër. Me largimin e braziliani­t Salomao ky pozicion ka mbetur bosh, edhe pse gjatë sezonit të kaluar në këtë rol u adaptua Klevis Kasa, një i ri me potencial që vjen nga radhët e akademisë.

EUROPA - Mësohet se një problem për merkaton është edhe pjesëmarrj­a e klubeve shqiptare në Kupat e Europës. Disa lojtarë do të vijojnë të qëndrojnë me skuadrat e tyre edhe për këto ndeshje dhe në Elbasan janë të detyruar të presin për të bërë afrimet e tyre. Bëhet fjalë për futbollist­ë që militojnë me Egnatian, Partizanin apo edhe Vllazninë, për të cilët verdheblut­ë kanë shfaqur interes më herët. Gjithsesi, mbetet e gjitha për t'u parë nëse verdheblut­ë do të dinë t'i joshin për t'i afruar në skuadrën e tyre, në një kohë që pretendime­t i kanë të mëdha, të jenë pjesë e "Final 4". VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania