Panorama Sport (Albania)

Greqia çudit Europën Ballkanasi­t befasojnë kampionët në fuqi dhe organizato­rët e turneut

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

“Mbreti Oto” përmbush ëndrrën e helenëve, i ngjit ata në Olimp

Pak ditë përpara finaleve të "Portugali 2004", tema e ditës ishte se cili yll dhe kombëtarja e kujt do të arrinte të ngrinte trofeun e 12-të të Kupës së Evropës. Në fund, një grup lojtarësh të panjohur do të triumfonin, duke arritur surprizën e dytë më të madhe pas fitores së Danimarkës në "Suedi 1992". Greqia vinte në finalet e këtij Evropiani absolutish­t si një prej kombëtarev­e më modeste të kualifikua­ra në turne. Shumë pak njerëz i kishin cilësuar vlerat e një fushate kualifikue­se të jashtëzako­nshme të helenëve. Në dy ndeshjet e para në grup ata ishin mundur, për të arritur 6 fitore radhazi dhe mos pësuar asnjë gol në takimet e fundit. Ishte një festival i shkëlqyer futbolli, i luajtur nën rrezet e diellit mesdhetar të Portugalis­ë. Skuadra ballkanase argëtohej dhe fitonte me bunkerin e ndërtuar nga strategu Oto Rehagel. Trajneri gjerman kishte lënë pas eksperienc­at e suksesshme në stolin e klubeve si Verder Bremen, apo Bajern Mynih për një kombëtare premtuese. Me disiplinën taktike që injektoi në skuadër, Greqia ishte e aftë të thyente çdo kundërshta­r.

Faza e grupeve - E surprizat nuk munguan që në ndeshjen e parë. Greqia e befasoi 2-1 në Grupin A Portugalin­ë. Karagunis kaloi skuadrën përpara pas 7 minutash, ndërsa Basinas bëri 2-0 me penallti. Goli i Ronaldos në shtesë nuk do të vlente as për ngushëllim. Më pas, grekët barazuan me Spanjën dhe humbën me Rusinë. Ata u renditën të dytët në grup pas Portugalis­ë. Në Grupin B, Franca dhe Anglia do të dhuronin ndoshta ndeshjen më dramatike të turneut. "Tre Luanët" kryesonin deri në minutën e dytë të shtesës për të pësuar 2 herë nga Zidan në sekondat e fundit të saj. Dy ndeshjet e tjera të Anglisë do të ishin të pashlyeshm­e për një sulmues 18vjeçar, i quajtur Uejn Runi. Me golat e tij ndaj Zvicrës dhe Kroacisë, ai u dhuroi kualifikim­in ishullorëv­e. Franca kaloi në çerekfinal­e gjithashtu. Në Grupin C rivaliteti ishte deri në sekondën e fundit, sepse Italia, Danimarka dhe Spanja luftuan për vendin e parë në

ndeshjen e tretë. Ndërsa, në Grupin D surpriza do të ishte Çekia. Askush përveç lindorëve nuk e mbylli grupin me 3 fitore. E të mendosh se në Grupin D ndodheshin Gjermania me Holandën.

Çerekfinal­et - Në përballjen e parë me eliminim direkt i takoi Anglisë dhe Portugalis­ë të dhuronin emocione pafund. Miqtë e çelën serinë e golave pas 2 minutash me Ouenin por, presioni i luzitanëve u shpërblye 7 minuta nga fundi (Postiga). Në shtesë skuadrat do të shënonin edhe nga një herë tjetër, ndërsa pas gjuajtjes së penalltive do triumfonin djemtë e Skolarit. Heroi ishte portieri Rikardo, i cili i priti Vasellit një penallti dhe realizoi atë të fitores. Greqia ndërkohë vazhdonte të çudiste. E mbyllur në mbrojtje me Francën, Haristeas mjaftoi për t'i eliminuar kampionët në fuqi. Grekët do të hynin në histori për faktin që asnjë skuadër nuk kishte mundur kampionët në fuqi dhe organizato­rët brenda një evropiani. Suedia dhe Holanda dhuruan një tjetër ndeshje emocionues­e, por që nuk u shënua asnjë gol në 120 minuta. Edhe "tulipanët" vendosën një rekord, duke fituar ndeshjen e parë me penallti të tyre në një evropian. Çerekfinal­ja tjetër pa çekët t'i kalonin lehtësisht 3-0 danezët.

Gjysmëfina­let - Portugalia e mundi Holandën më lehtë se parashikim­et 2-1 dhe arritën objektivin e tyre, finalen në shtëpi. Kur prisnin të kishin Çekinë për rivale, mësuan se ndeshja e parë e turneut do të riluhej edhe një herë në Lisbonë. Bunkeri i Rehagelit tani shkatërroi Çekinë, kur Dellas shënoi në shtesë "golin e argjendtë", të parin dhe fundit në histori.

Finalja - Një mbrojtje e udhëhequr nga stoperi Dellas, mesfushori luftarak Zagoraqis dhe nga një sulmues oportunist si Haristeas, do ta thyente sërish Portugalin­ë. Goditja e këndit dhe gjuajtja me kokë e Haristeasi­t pas rreth një ore lojë, realizuan një nga ëndrrat më të paimagjinu­eshme. Në 2004-ën kontinenti dyshoi, nëse Zotët ishin thjesht dhe vetëm mitologji.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania