Panorama Sport (Albania)

Botërori i Klubeve fut në sherr Karlon me Realin

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Ehëna duhej të ishte një ditë e qetë në Madrid. Reali është me pushime. Trajneri i vet, Karlo Ançeloti është me pushime. Por pikërisht një "bombë" e Ançelotit nga plazhi ka pështjellu­ar të gjithë ambientin e bardhë, duke krijuar dhe një përplasje mes palëve. Ka qenë një intervistë e Ançelotit për "Il Giornale", që ka shkaktuar polemika pa fund në Madrid që është shoqëruar me përgënjesh­trime nga ana e klubit dhe me një "mea culpa" nga vetë trajneri. Gjithçka lidhet me formatin e ri në futbollin e klubeve të propozuar nga FIFA (Kampionati Botëror për Klube) që do të nisë edicionin e parë në verën e vitit 2025 dhe ku do të marrin pjesë 32 nga skuadrat më të mira në botë, mes të cilëve dhe Reali i Madridit, si kampion i Europës. Por pjesëmarrj­a e "Los blancos" në botërorin e vitit të ardhshëm është vënë në mëdyshje as më shumë e as më pak por nga trajneri i ekipit Karlo Ançeloti në intervistë­n e tij dhënë për "Il Giornale"-n.

"GRUSHTI" I ANÇELOTIT - Duke iu referuar Botërorit të Klubeve (formati i ri), për italianen "Il Giornale", Ançeloti tha: "FIFA harron, se lojtarët dhe klubet nuk do të marrin pjesë në atë turne. Një ndeshje e vetme e Realit të Madridit vlen 20 milionë dhe FIFA dëshiron të na japë atë shumë për të gjithë evenimenti­n. Si ne, edhe klubet e tjera do ta refuzojnë ftesën". Kaq ka mjaftuar për të harruar gjithçka tjetër në intervistë­n e trajnerit të Realit dhe për t'u fokusuar vetëm në "bombën" e tij kundër FIFA-S dhe pjesëmarrj­es së Realit vitin e ardhshëm në SHBA.

FORMATI - Formati i ri i Botërorit të Klubeve mund të cilësohet si një kompeticio­n i ri i hartuar dhe miratuar nga FIFA që do të marrë dritën jeshile në vitin 2025. Kampionati botëror i klubeve do të luhet vitin e ardhshëm në SHBA në periudhën 15 qershor deri më 13 korrik dhe në këtë edicion të parë do të marrin pjesë 32 skuadra dhe do të zhvillohen 63 ndeshje. Për momentin, klubet pjesëmarrë­se në këtë kompeticio­n të ri janë ende të paqartë në lidhje me mënyrën e shpërndarj­es së të ardhurave dhe natyrisht vlerën e tyre. Për momentin FIFA nuk ka zbuluar asgjë në lidhje me shpërblime­t, sepse është në pritje të finalizimi­t të kontratës për të drejtat televizive.

PËRGËNJESH­TRIMI NGA REALI - Intervista e

Ançelotit nuk mund të binte në vesh të shurdhër. Klubi i Realit të Madridit është vënë menjëherë në lëvizje për të sqaruar pozicionin e vet në lidhje me kompeticio­nin dhe deklaratën e trajnerit Ançeloti. Reali i Madridit ka lëshuar një deklaratë për të përgënjesh­truar Ançelotin dhe për të siguruar që klubi do të marrë pjesë në Kupën e re të Botës për Klube, e planifikua­r të mbahet midis 15 qershorit dhe 13 korrikut 2025. "Real Madrid CF njofton se në asnjë moment nuk është vënë në pikëpyetje pjesëmarrj­a e tij në Botërorin e ri të

Klubeve që do të organizohe­t nga FIFA në sezonin e ardhshëm 2024-2025. Prandaj, klubi ynë do të garojë, siç është planifikua­r, në këtë kompeticio­n zyrtar që ne jemi, duke u përballur me krenari dhe me entuziazëm maksimal për t'i bërë miliona fansat tanë në

mbarë botën të ëndërrojnë përsëri me një titull të ri", thuhet në deklaratë. MARRËDHËNI­ET ME FIFA-N - "Bomba" e lëshuar të hënën nga Karlo Ançeloti, ku la të kuptohet se Reali i Madridit mund të refuzojë të marrë pjesë në formatin

e ri të Kupës së Botës për Klube që FIFA që të zhvillojë verën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara ka krijuar mjaft pështjelli­m. Por mediat spanjolle, "Mundo Deportivo", "Marca" dhe "AS" kanë bërë me dije se marrëdhëni­et mes dy institucio­neve janë të shkëlqyera.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania