Panorama Sport (Albania)

Luajti i dëmtuar, Mbape “tremb” Francën

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Më takon mua që të përshtatem me Mbapenë", komentonte Antuan Grizman në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes miqësore me Kanadanë që përfundoi me rezultatin 0-0 dhe la shumë dyshime për "Gjelat" vetëm 6 ditë nga debutimi kundër Austrisë. Me shumë mundësi, suksesi i skuadrës së Deshamp do të kalojë nga kombinimi i dyshes Kilië-antuan. Pa Mbapenë, i cili kishte probleme në gju pas një goditjeje të fortë që mori në miqësoren me Luksemburg­un. Deshamp e vendosi lojtarin e Atletikos në rolin e organizato­rit të lojës në një skemë 4-4-2 duke qenë si sulmues i dytë pas Zhirusë. Eksperimen­ti nuk funksionoi. Grizman luajti në Katar me një pozicion më të tërhequr, praktikish­t si mesfushor dhe me këtë lëvizje ekipi francez arriti që të shkonte deri në finalen e Botërorit. Dhe me shumë mundësi, me rikthimin e Mbapesë, Grizman do të sposohet sërish. E sigurt është që Franca nuk mund të bëjë dot asgjë pa Mbapenë në Europianin e

Gjermanisë. Nuk ishte e planifikua­r që të luante kundër Kanadasë, por trajneri e zbriti në fushën e lojës në pjesën e dytë dhe në fund, për pak sa nuk i dha një fitore skuadrës nga ato të tijat. Gjithashtu nuk shfaqi probleme në asnjë nga vrapimet e tij. Megjithatë,

te Franca janë shumë të vëmendshëm që të mos i japin shumë ngarkesë dhe të bëjnë kujdes.

RIKUPERIMI - Çështja tani lidhet me faktin që Mbape të vijë në kushtet më të mira të mundshme përpara debutimit me Austrinë. Stafi teknik i trajnerit është i vetëdijshë­m për sezonin e vështirë që ka kaluar ylli i tyre, madje që e pranoi edhe vetë përpara miqësores së parë. Në atë deklaratë akuzoi PSG-NË që e ka penalizuar të jetë në formë. Për këtë arsye janë kujdesur maksimalis­ht dhe e kanë pasur në vëmendje. Që në ditët e para

të grumbullim­it, Mbape mungoi për shkak të një problemi në shpatull, por ia doli që të luante në miqësoren e parë 90 minuta dhe të shënonte gol.

SHQETËSIM- Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja e parë e Europianit, e cila është shumë e rëndësishm­e për fatet dhe vazhdimësi­në e kampionati­t, Franca i ka sytë nga Kilië Mbape. Ylli duhet të marrë përdore ekipin dhe ta çojë drejt majës. Kur ai mungon, "Gjelave" u humbet shkëlqimi. Për këtë arsye duhet të rikuperohe­t në kohë për të qenë në 100% të formës.

 ?? ?? Kilië Mbape, 25 vjeç
Kilië Mbape, 25 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania