Panorama Sport (Albania)

Nga çmenduria e Vjenës tek goli vendimtar i Di Stefanos

-

Alfredo di Stefano cilësohet me të drejtë si një nga futbollist­ët më të mëdhenj të historisë së Real Madrid, i cili shënoi me fanellën e “galaktikëv­e” 308 gola në 396 ndeshjet e tij zyrtare dhe për të fituar 19 trofe, duke përfshirë pesë Kupa Europiane dhe një si trajner. Ai finalizoi gola të të gjitha “ngjyrave”, disa janë “pikturuar” në histori, sikurse kundër Valadolidi­t, goli me thembër në derbin e Madridit më 1954 dhe shumë gola të tjerë “anonimë”. Kupa e Europës u fut në ethet e fazës 1/8 në vitin 1956. Reali u “përplas” me Rapid Vjenës, teksa ndeshja e parë përfundojë 4-2 në favor të Realit, aty ku spikati Di Stefano me dopietë. Askush nuk e mendonte se në Vjenë, ekipi austriak do realizonte përmbysjen e çmendur në fraksionin e së parës pjesë. Brenda 45 minutash, ata goditën 3 herë saktë portën e “galaktikëv­e”, për ta bërë akoma më misterioz fatin e përfundimi­t.

NE BUZË TË HUMNERËS - Dhe kështu ndodhi në Vjenë pas 45 minutave të para të lojës. Tre gola nga Ernst Hapel, futbollist­i që do të shtangë një nga klubet më të mëdha të futbollit botëror. Një përplasje dere bëri jehonë në dhomën e zhveshjes së Madridit kur hyri Santiago Bernabeu. Presidenti i Madridit u tërbua. Ai akuzoi lojtarët e tij se qajnë si zuska, se i kanë shkaktuar turp, se janë të padenjë dhe se kanë tradhtuar mijëra emigrantë spanjollë që ishin në tribunë. “Don Santiago” e zgjidhi dhunshëm përpjekjen e kapitenit, Zaraga, për të mbrojtur ekipin e tij: “Hesht, kjo nuk të shkon. Tani dil atje dhe nëse të ka mbetur ndonjë pikë turpi, luaj si burra”. Në 45 e dyta Reali u zgjua dhe siguroi avancimin për në fazën tjetër, ku kritikat e presidenti­t Bernabeu duket se dhanë efekt të menjëhersh­ëm në dhomat e zhveshjes.

TRIUMFI KUNDËR FIORENTINË­S - Pasi kapërcyen frikën e natës “së zezë” në Vjenë, Madridi “shtroi” rrugën për në Kupën e dytë Europiane. E fituar në shtëpi, 2-0 kundër Fiorentinë­s. Di Stefano shënoi në minutën e 69-të, pas një penalltie ndaj Mateos, për të cilën italianët pretenduan se kishte ardhur nga një pozicion jashtë loje. Gjashtë minuta më vonë, Gento vulosi finalen. Kupa e dytë nga katërmbëdh­jetë ishte tashmë në “pronën” e Realit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania