Panorama Sport (Albania)

Lëru i jep lamtumirën Lushnjës: Dua të luaj në nivel më të lartë

-

Lushnja mbijetoi në Kategorinë e Parë pas ndeshjes shtesë me Ilirinë, ndonëse investimi fillestar ka qenë i konsiderue­shëm dhe me objektiva të larta. Në sezonin që sapo u mbyll, te Lushnja u aktivizuan disa futbollist­ë të huaj, por risi ishte mesfushori Matjë Lëru. Futbollist­i i parë francez që luajti në stadiumin “Roza Haxhiu”. Në një prononcim për “Panorama Sport” mesfushori 28vjeçar thotë se nuk e mendon qëndrimin te Lushnja. Ai synon Superioren ose diçka më të mirë për veten e tij. “Në planin individual, sezoni shkoi shumë mirë për mua. Jam një nga lojtarët që luajta më shumë në kampionat. Në total 2997 minuta, në kampionat, Kupë dhe ndeshjen shtesë. Kam arritur të shënoj katër gola duke luajtur shumicën e kohës në një pozicion më mbrojtës. Në planin kolektiv ishte një sezon shumë i komplikuar. U pozicionua­m në vendin e shtatë thuajse gjatë gjithë sezonit, por në fund u vendosëm në kufirin e ‘play out’-ve. Fundi ishte i lumtur, sepse ia dolëm të mbajmë Lushnjën në Kategorinë e Parë. Jam shumë i gëzuar, sepse bëmë të lumtur tifozët lushnjarë, të cilët

meritojnë më shumë se kaq. Jam i kënaqur që kam mundur të ndihmoj skuadrën në ndeshjen shtesë. Ky sezon në Shqipëri ishte me të vërtetë shumë i vështirë për mua. Familja dhe e dashura ime nuk ishin me mua. Kontrata ime mbaron në fund të muajit dhe nuk pranova të vazhdoj më tej. Objektivi im ishte të ngjitesha në Superiore, qoftë me Lushnjën, apo me ndonjë klub

tjetër. Kam bërë shumë sakrifica familjare dhe financiare. Nuk mendoj se do të qëndroj në Lushnjë vitin e ardhshëm. Synimi im është të luaj në nivele më të larta. Prioritet im është Superiorja, prandaj po pres një mundësi. Përndryshe do të zgjidhja më të mirën për mua, diku tjetër”, deklaroi mesfushori francez i lushnjarëv­e Matjë Lëru. ALBAN ALUSHI

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania