Panorama Sport (Albania)

Tirana me sulmin ‘bombë’, por mbrojtja e zbret nga kategoria

- OLSI AVDIAJ

Tirana e mbylli kampi onatin në vendin e pestë, por skuadra ka çudira në statistika. Për ata që nuk e dinë, bardheblut­ë janë ekipi me sulmin më të mirë dhe prapavijën më të keqe që pas viteve 50-të. Jo vetëm kaq, por mbrojtja e Tiranës shpëtohet nga Kukësi dhe Erzeni, sepse me 49 gola të pësuar është prapavija e tretë më e keqe në Superiore. E kundërta me sulmin. Edhe 2024-a është njollë e zezë për bardheblut­ë, pasi kanë një paraqitje skandaloze.

SULMI - Tirana ka shënuar 56 gola, duke qenë skuadra më e mirë e Superiores. Pesë gola më pak janë Egnatia dhe Partizani. Gjithsesi, Tirana në sulm ka bërë njëlloj si sezonin e shkuar, pasi edhe vjet ata shënuan 56 gola në 36 javë kampionat. Dhe të thuash që në janar u larguan Hasani dhe Kaina që së bashku bënin 15 gola. Abazaj si golashënue­si i dytë më i mirë i Superiores, tundi rrjetën 11 herë, gjashtë më pak sesa Balaj i "Këpucës së Artë". Skuadra e 2023-2024 është shumë larg ekipit të titullit të sezonit 2021-2022, që shënoi 64 gola. Problemi i bardhebluv­e vazhdon të mos jetë sulmi, por prapavija dhe kjo u vu re edhe në kampionat.

MBROJTJA - Katastrofë mund të quhen golat e pësuar. Plot 49 dhe një nga mbrojtjet më të këqija të historisë së bardhebluv­e. Tirana kishte një prapavijë që konkurront­e me skuadrat që binin nga kategoria. Një sezon më parë, Tirana pësoi 33 gola, ndërsa këtë sezon 16 rrjeta më shumë. Në sezonin e titullit Tirana e mbylli kampionati­n me 27 gola të pësuar. Një mbrojtje solide që ka pësuar gati gjysmën e golave që ka marrë skuadra e këtij kampionati.

PIKËT - Tirana e mbylli e pesta sezonin me 50 pikë. Një mesatare shumë e ulët e pikëve. Është 17 pikë më pak nga kampionati i shkuar. Jo vetëm kaq, por është 23 pikë nga sezoni që solli titullin në kryeqytet. Këtë sezon, Tirana vetëm dy javë ka qenë në krye të klasifikim­it. Po kështu, viti 2024 ka qenë një tmerr më vete për Tiranën. Në 18 javë të luajtura ka marrë 24 pikë, me 6 fitore dhe gjashtë barazime. Bardheblut­ë në 2024-ën janë të tetit në renditje dhe më keq sesa ta kanë bërë, Erzeni e Kukësi. Tiranën e shpëtojnë 4 fitoret me Kukësin dhe tre fitoret e një barazim me Dinamon, që bëjnë 22 pikë nga 50 të mundshmet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania