Panorama Sport (Albania)

Tirana shpërdoron, Vllaznia humbet vendin e dytë

- OLSI AVDIAJ

Tirana dhe Vllaznia bara zojnë në klasiken e radhës, por asnjëra nuk del e kënaqur nga fusha e "Air Albania"-s. Bardheblut­ë janë jashtë zonës "Final 4" dhe u duhet një kombinim për të luajtur për titullin kampion. Nga ana tjetër, Vllaznia barazon dhe humb vendin e dytë, por siguron Europën. Ndeshja mbyllet 0-0, por dy skuadrat shpërdoroj­në shumë para portës edhe pse ishin me peshë për të fituar takimin.

NDESHJA - Takimi nis me Selmanin në portë si surprizë, ndërkohë që në minutën e 8-të, Çoba zbret bukur nga krahu i majtë dhe tenton të dërgojë një top një zonë për Balajn, por mbrojtja vendëse e largon sferën. Loja futet në një spirale pa raste. Në të 25-ën rreziku i parë nga shkodranët. Ajdareviç kroson në zonë dhe topi shkon te Pusi, ky i fundit godet me kokë por sfera përfundon jashtë. Një minutë më vonë, topi përplaset mes lojtarëve në zonë dhe shkon tek Ajdareviç që godet, por shumë keq, duke e çuar sferën jashtë katërkëndo­rit. Në minutën e 28-të, Haxhiu provon me kokë. Shumë larg kuadratit. Tetë minuta nga fundi i pjesës së parë, Hoxhallari provon "predhën" nga jashtë zone, topi shkon shumë afër portës. Në minutën e 41-të vjen rasti më i mirë i dy skuadrave. Çoba gjuan diagonal me portën e Tiranës, grushton Selmani. Sfera shkon te Smajli që me portën bosh gjuan jashtë. Pjesa e dytë nis me rast për Vllazninë, Çoba kroson për tek Ajdareviç, i cili godet me kokë por e dërgon jashtë. Në të 54-ën, Sala godet me kokë, me topin që përfundon ngjitur me shtyllën e dytë. Kur duheshin 30 minuta nga fundi, Jonuzi humbet shansin e artë për të çuar të tijtë në avantazh, goditja e tij devijohet nga Juriç dhe përfundon jashtë. Në të 63-ën, Patrik arrin të gënjejë gjithë mbrojtjen e Vllaznisë, del para Qarrit, godet, por çuditërish­t jashtë. Tirana nga ana e saj 17 minuta nga fundi, Përgjoni, godet me kokë në vetëm një metër distancë nga porta, me topin që përfundon në traversë. Dhe me këtë rast bardheblut­ë mbyllin rastet për gol. Vllaznia bën tentativën e fundit, me Malën provon të befasojë, me një goditje nga jashtë zone, por pret Selmani. Në fund edhe boshnjaku tenton goditjen nga distanca por topi shkon jashtë. Mbyllet në barazim të bardhë takimi midis Tiranës dhe Vllaznisë në "Air Albania, ndeshje e vlefshme për javën e

35-të të Superiores. Një barazim që nuk i bën punë asnjërës skuadër, me kuqeblutë që tani e shohin veten të "parakaluar" nga Partizani, dhe pozicionoh­en në vendin e tretë me 59 pikë, duke humbur kështu edhe shansin e marrjes së kreut, sepse matematika nuk i lejon pasi Egnatia me fitoren kundër Dinamos u shkëput me 4 pikë diferencë. Për

sa i përket Tiranës, ata e shohin veten në vendin e pestë, me 1 pikë më pak sesa Skënderbeu dhe duhet të triumfojnë me të gjitha mënyrat javën e ardhshme kundër rrogozhina­sve për të shpresuar akoma në "Final 4". Mos të harrojmë gjithashtu që edhe korçarët duhet të bëjnë një hap të gabuar kundër Vllaznisë në Shkodër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania