Panorama Sport (Albania)

Tirana “pa mëshirë” kundër Skënderbeu­t, Teuta e Apolonia OK

Bindin durrsakët, dominojnë me tri shifra Elbasanin

-

BASKETBOLL MESHKUJ/ Bardheblut­ë shpërthejn­ë 151-42

Në kampionati­n ko mbëtar basketbol lit për meshkuj vijojnë takimet e sezonit të rregullt, teksa me përballjet e luajtura të shtunën dhe të dielën është kompletuar java e 16-të. Tirana është treguar e papërmbajt­shme ndaj Skënderbeu­t të vendit të fundit. Kampionët në fuqi fituan me rezultatin e jashtëzako­nshëm 15142 të shtunën në sallën “Farie Hoti”. Ndonëse trajneri Erkand Karaj e ndau minutazhin e lojës thuajse në mënyrë të barabartë ndërmjet formacioni­t dhe lojtarëve të stolit, Tirana mbajti një ritëm të jashtëzako­nshëm deri në sirenën finale. Kështu bardheblut­ë e filluan me “marsh” të pestë duke shpërthyer që në start, për ta fituar periodën e parë 42-6, ndërsa thuajse identike ishte edhe perioda e dytë, me Tiranën që fitoi 43-5, duke shkuar në pushimin e madh me një rezultat të papreceden­të, 85-11. Në gjysmën e dytë të ndeshjes, kryeqyteta­sit u treguan disi më pak të vëmendshëm në mbrojtje, por gjithsesi diferencat mbetën të mëdha. Kështu Tirana i mori edhe dy periodat e mbetura në shifrat 32- 18 dhe 34- 13, duke e mbyllur ndeshjen me plot 109 pikë avantazh. Shtatë lojtarë bardheblu shkuan në kuotë dyshifrore pikësh, ndërsa efikasitet­in më të lartë e kishin amerikanët, teksa Davis regjistroi 31 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa Robinson 21 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime. 29 pikë për Aris dhe 18 pikë e 16 kërcime për Hysenagoll­in. Për

Skënderbeu­n pikëshënue­sit më të mirë ishin Gjikas me 12 dhe Riza me 10. Fitore treshifror­e regjistroi edhe Teuta, e cila mundi Elbasanin në shtëpi me rezultatin 103-58 (38-6, 28-22, 16-15, 21-15). Durrsakët i mbyllën llogaritë që në periodën e parë, për ta kthyer më

pas si ndeshje stërvitore. Njeriu i ndeshjes ishte Bacon, autor i 28 pikëve, 9 kërcimeve dhe 8 asistimeve për Teutën. Ndërsa spikatën gjithashtu edhe Turner me 21 pikë si dhe Gorea me 18. Për Elbasanin më i miri ishte Samuel Skëndaj me 16 pikë e 8 kërcime.

Bregdetarë­t ecin të sigurt drejt zonës “play off”, ndërsa për verdheblut­ë “play off”-i dhe qëndrimi në elitë bëhet gjithnjë dhe më i vështirë. Në ndeshjen mbyllëse të javës, të luajtur dje në Fier, Apolonia mundi Flamurtari­n me rezultatin 75-70 (19-15, 23-23, 9-11, 24-21). Lojtari i ndeshjesh u shpall Erlaldo Kollovi, por 16 pikët, 20 kërcimet dhe 2 asistimet e tij nuk u shërbyen vlonjatëve për ta shmangur humbjen. Në dy takimet hapëse të javës së 16-të që u luajtën të premten, Besëlidhja kryesuese fitoi thellë ndaj Fierit 109-51, ndërsa Partizani shtangu Kamzën në transfertë me rezultatin 82-84.

 ?? ?? Moment nga ndeshja TiranaSkën­derbeu
Moment nga ndeshja TiranaSkën­derbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania