Panorama Sport (Albania)

Osmani: Të gjithë duan të na ndalin, por fiton Vllaznia

“Kemi ekip të shëndoshë, nuk ka lodhje te lojtarët”

- ADMIR URUÇI

Trajneri: Skënderbeu luan bukur, i kemi marrë masat

Vllaznia do të zbresë sot në fushë, teksa do të përballet me Skënderbeu­n vendës, në një sfidë ku objektivi i vetëm është të marrë një tjetër rezultat pozitiv për të vijuar rrugën e saj të pretendime­ve për një vend në katërshen e parë. Trajneri Qatip Osmani e ka të qartë se kjo përballje do të jetë e fortë. Por, nga ana tjetër ai deklaron se skuadra e tij është e përgatitur për t’u ndeshur me një kundërshta­r shumë të fortë. Në një intervistë të dhënë për mediat para nisjes për në Korçë, numri 1 i pankinës shkodrane iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Një ndeshje e rëndësishm­e përpara, si e prisni?

Për ne çdo ndeshje është e rëndësishm­e, veçanërish­t kjo e radhës, por mendoj se jemi të gatshëm për të synuar marrjen e një tjetër rezultati pozitiv.

Përballë do të keni një skuadër solide dhe që luan bukur futboll, sa e vështirë do të jetë?

Skënderbeu është një ndër skuadrat që luan futboll të bukur, por ne i kemi marrë masat tona dhe udhëtojmë për në Korçë me plot optimizëm. E dimë se pas çdo ndeshjeje, çdo kundërshta­r i radhës flet dhe shprehet se dëshiron ta ndalë Vllazninë.

Vllaznia ka një ecuri fantastike prej 12 javësh, do të vijojë kjo seri pozitive edhe në Korçë?

Çdo kundërshta­r kërkon që të ndalë Vllazninë. Megjithatë ne nuk ngarkohemi psikologji­kisht nga kjo gjë dhe shohim përpara. Ne kemi një ekip të shëndoshë, një ekip kompakt, i cili në të dy fazat e lojës luan shumë mirë, prandaj dhe do të bëjmë çmos që ta vazhdojmë këtë seri rezultates­h pozitive.

Shqetësim për portën?

Po të dy portierët e parë janë të lënduar, por njëri prej tyre mendoj se do të jetë i gatshëm.

Si duket gjendja e lojtarëve pikërisht nga numri i madh i ndeshjeve të zhvilluara?

Sigurisht që kjo ka ndikimin e vet. Por, mund të them se në stërvitje lojtarët

po tregojnë më të mirën. Barrën më të madhe e ka grupi i lojtarëve që po luan titullar nga ndeshja në ndeshje, por e cilësova se në stërvitje ato ndjehen mirë dhe besoj se këtë do ta bëjnë edhe në fushën e lojës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania