Panorama Sport (Albania)

Shfryn Partizani, “poker” golash kundër Erzenit

- ISA HALILI

Partizani shfryn ndaj Erzenit për dështimin në Kupë. Skuadra e Orges Shehit mposhti shijakasit me shifrat 0-4 në Rrogozhinë dhe siguroi fitoren e dytë në kampionat, për herë të parë që kur drejtimin e mori tekniku durrsak. Cara hapi ndeshjen me një penallti, teksa më pas shënuan Mba, Atanaskosk­i dhe Bintsuka. Erzeni pati disa mundësi të mira për të ngushtuar shifrat, por Hoxha u tregua vendimtar.

PJESA E PARË - Ndeshja merr "zjarr" në minutën e pestë, me Erzenin, që luan në sulm dhe arrin të krijojë shansin e parë. Pas një krosi nga e djathta, Kahrimanov­iç godet me kokë, por gjuan jo me forcën e duhur dhe kontrollon Hoxha. Në të tetën shijakasit kanë një tjetër mundësi të artë, me Kadriun, që ka hapësirë në zonë dhe tenton portën, por ndalet nga Sota. Topi shkon te Mihana, i cili tenton portën nga një distancë shumë e vogël, por bllokohet nga dalja e Hoxhës dhe Prekës. Në minutën e 15-të Partizani merr një dhuratë nga shijakasit. Në një moment aspak premtues, Asani vonon ndërhyrjen dhe më pas godet me gju në fytyrë Hadrojn, duke shkaktuar penallti naive. E merr përsipër Tedi Cara, i cili tregohet shumë gjakftohtë dhe arrin të mposhtë Hasanbelli nga 11 metrat. Në të 23-ën Partizani i afrohet golit të dytë. Hasanbelli nuk largon mirë topin, që mbërrin te Maget. Gjuajtja e senegalezi­t ndalet nga Atanda mbi vijën fatale, teksa në kthim tenton Vila, i cili ndalet nga Hasanbelli, këtë herë në pozicion. Në të 31-ën, pas një dominimi prej disa minutash, Partizani dyfishon me Mba. Vertikaliz­im për nigerianin, i cili kalon me forcë një prej mbrojtësve, shmang edhe Hasanbelli dhe më pas godet portën, duke gjetur rrjetën, pavarësish­t përpjekjes së Atandës për të devijuar jashtë. Erzeni flirton me golin në të 36-ën. Kros nga e djathta, me Kahrimanov­iç, që e kthen për Mihanën në qendër, por Hoxha bën mrekullinë dhe zgjatet për të ndalur gjuajtjen e sulmuesit vetëm pak metra larg kuadratit. Në të 43-ën Hoxha bën sërish mrekullinë. Kacbufi ul topin në zonë për Atandën, i cili gjuan, por gjen përgjigjen e Hoxhës me këmbë.

PJESA E DYTË - Erzeni zbret në fushë mjaft i frymëzuar dhe përqendroh­et në sulm, por mbrojtja e kuqe arrin të neutralizo­jë sulmet e shijakasve. Kur i

afroheshim minutës së 60-të të dyja skuadrat pësojnë goditje sa i përket dëmtimeve. Buxhelaj dhe Kadriu lirojnë vendin për Atanaskosk­in dhe Blazeviç. Në të 69-ën Partizani i afrohet golit të tretë me Bintsuka, që godet shtyllën. Pas katër minutash është Hadroj,

që shpërdoron, pas një pasimi nga e majta. Tjetër zbritje e shpejtë e të kuqve, me Bintsuka i cili nis Taipin në të majtën. Ky fundit shmang portierin, por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës. Në të 79-ën Kahrimanov­iç tenton me të majtën në hyrje të zonës, por

sfera kalon mbi portën e Hoxhës. Në të 83-ën Ademi tenton në brendësi të zonës, por pa mundur të surprizojë Hoxhën. Kur Erzeni po këmbëngult­e për të rihapur ndeshjen, ndëshkon sërish Partizani. Në të 84-ën, Maget nis një pasim perfekt për Hadrojn, i cili

shfrytëzon çdo metër që i japin kundërshta­rët dhe kroson për Atanaskosk­in, i cili gjuan fluturimth­i dhe tund rrjetën e Hasanbelli. Pas vetëm dy minutash Partizani e gjen zbuluar sërish Erzenin, por Hasanbelli i heq topin nga këmbët sulmuesit të kuq. Pas

vetëm një minute kongolezi del sërish përballë portierit, por këtë herë nuk gabon. Vertikaliz­im në formë parabole për Bintsuka, i cili me një tjetër parabolë kalon Hasanbelli dhe fikson shifrat në 0-4m duke vulosur fitoren e kampionëve në fuqi.

 ?? ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar një nga golat e shënuar në fitoren e djeshme në Rrogozhinë
Lojtarët e Partizanit duke festuar një nga golat e shënuar në fitoren e djeshme në Rrogozhinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania