Panorama Sport (Albania)

Thyhet Barça, Ksavi do të arnojë mesfushën

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ksavi Hernandez është në një nga momentet më kritike dhe delikate të karrierës së tij ende të shkurtër si trajner. Në prag të ndeshjes sigurisht më të rëndësishm­e të sezonit, ajo e kthimit të 1/8-ave së Ligës së Kampioneve kundër Napolit - skuadra është thyer në gjysmë, pas konfirmimi­t të lëndimeve të Pedrit dhe Frenki de Jongut, që duhet gjithashtu t'i shtohet atij të Gavit, i cili është jashtë fushës që nga nëntori. Tre pjesë bazë në skuadrën e Ksavit dhe të cilat ai nuk do të mund t'i ketë në asnjë rrethanë më 12 mars në Montjuïc. Për momentin, Ksavi ka vetëm katër mesfushorë natyralë në skuadër: Oriol Romeu, Serxhi Roberto, Ilkai Gyndoan dhe Fermin Lopez. Nga ky kuartet ka një që praktikish­t nuk përshtatet në planet e trajnerit: Oriol Romeu. Pas një fillimi premtues të sezonit, gradualish­t ai u zbeh derisa praktikish­t u zhduk nga radarët. Aq shumë që Ksavi ka testuar më shumë se një lojtar në pozicionin e tij, derisa gjeti Andreas Kristensen, një qendërmbro­jtës i shndërruar në boshtin e mbrojtjes, si kandidati më i përshtatsh­ëm. Danezi, me gjithë mangësitë e dukshme me topin për të luajtur topin, të paktën e ka vendosur skuadrën në fazën e mbrojtjes, ku ndihet më solid, siç është treguar në dy ndeshjet e fundit (kundër Getafes dhe Bilbaos, ku nuk është pësuar asnjë gol. Përveç Kristensen­it, dy emrat e tjerë që pritet të jenë në njëmbëdhje­tëshin kundër Napolit, janë Ilkai Gyndoan dhe Fermin Lopez. Mesfushori gjerman është i vetmi mesfushor solid në skuadër, pasi ka luajtur praktikish­t gjithçka dhe gjithashtu ka ofruar shifra më shumë se të spikatura, duke u dalluar me dhjetë asistet e tij. Nga ana e tij, Fermin, i cili do të luajë me statusin e lojtarit të skuadrës rezervë në Champions, prezantohe­t

si zëvendësue­si më i përshtatsh­ëm në mungesë të Frenkit. Teknikëve u pëlqen karakteri dhe qasja e tij, megjithëse ndonjëherë ai "lajthit" pak, duke kujtuar më shumë Gavin. Mesfushori tjetër kandidat është Serxhi Roberto. Kapiteni, i cili ende nuk i ka zgjidhur problemet me "tendinën e Akilit", i mungon skuadrës prej disa kohësh. Kjo nuk do të thotë që Ksavi nuk do të konsideroj­ë rikuperimi­n e tij nëse vendos

të aktivizojë katër mesfushorë kundër Napolit. Sido që të jetë, sfida duket e madhe, pasi Ksavi ka humbur njerëzit e tij më të mirë në katedër. Dhe eliminimi i Napolit dhe shkuarja në çerekfinal­e është bërë çështje statusi brenda klubit. Çdo gjë tjetër përveç kalimit të raundit mund të përfundojë me pasoja të paparashik­ueshme për skuadrën, ndër të cilat nuk mund të përjashtoh­ej as shkarkimi i papritur i Ksavit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania