Panorama Sport (Albania)

Teuta do fitoren në derbi, Martinit i rikthehen 4 lojtarë

-

Teuta vijon përgatitje­t për derbin ndaj Erzenit, një ndeshje shumë e rëndësishm­e ndaj një kundërshta­ri direkt që do të vendosë shumë për fatet e sezonit, duke qënë se durrësakët nuk ndodhen në pozita komode, në vendin e parafundit dhe një pikë poshtë shijakasve. Pasi pushuan në fundjavë, duke qënë se ngarkesa që lojtarët morën me Egnatian ishte e lartë, nën urdhrat e Edi Martinit, ekipi ka kryer seancën e radhës stërvitore. Barazimi në Rrogozhinë ka rritur disi besimin në skuadër, duke qenë se dihet forca që Egnatia ka dhe për duelin ndaj Erzenit pritet që fitorja të jetë e arritshme. STËRVITJA Seanca e djeshme filloi me nxehjme të lehtë, ku përgatitës­i atletik Dodaj dhe zv.trajneri Hodo vazhduan punën me futbollist­ët, duke bërë disa ushtrime fizike. Më pas stërvitja vazhdoi me ushtrime aerobike dhe punën me top dhe pjesën taktike. Në fundin e seancës, ata zhvilluan edhe një lojë brenda grupit. Në Durrës mendojnë se Erzeni do të jetë pika e kthesës, për t’i marrë ndeshjet një nga një dhe të kalojnë këtë pengesë që i mban prej kohësh. Atmosfera në grup është pozitive dhe të gjithë janë optimist se ekipi do t’ia dalë në fundjavë. GJËNDJA E EKIPIT- Lajmi i mirë për Edi Martinin është se infermierj­a është boshatisur, përveç Erando Karabecit dhe Arbër Çyrbjes që pësoi një dëmtim të rëndë në gju dhe rrezikon sezonin. Për takimin ndaj Erzenit, grupi do të jetë i plotë. Në këtë duel Edi Martini do të mund të llogaritë edhe shërbimet e Bledim Kotobellit, Ergis Arifit, Asion Dajës dhe Harallamb Qaqit. Këto rikthime në Durrës kanë bërë që trajneri shkodran të ketë luksin e zgjedhjeve. Të katërt lojtarët janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë gati për të luajtur në “Niko Dovana” në finalen e mbijetesës. ZAMIR QYPI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania