Panorama Sport (Albania)

Bajerni, gati 23 mln euro për Alonson Vetëm argjentina­si Diego Simeone i Atletiko Madrid qëndron më lartë në fitime

- NIKO KOVAÇ KAVI HERNANDEZ

Kampionët e Gjermanisë nuk njohin limite për trajnerin iberikas, hapin “thesin”

Përgatit: SAIMIR MBËRSI

Sezoni i vështirë në ka mpin e Bajern Mynih ka dhënë sinjale të qarta te bordi i rekordmenë­ve gjermanë. Sipas raportimet nga “The Mirror”, shefat e kampionëve të Bundesligë­s janë gati t’i ofrojnë 23 mln euro në sezon Ksabi Alonsos. Iberikasi do të thyente rekord në pankinën e Bajernit. Aktualisht Tomas Tuhel përfiton 12 mln euro në sezon, çka do të thotë gati dyfishim i pagës. Kjo “çmenduri” financiare po përdoret si “gur” në bindjen e Alonsos, i cili është i dyzuar mes bavarezëve dhe Liverpulit, pa anashkalua­r edhe qëndrimin në Leverkusen përtej verës. Trendi i ciklit 20232024 të bën të kuptosh se gjigantët nga Mynihu i kanë “dorëzuar shpresat” për të mbyllur sezonin, qoftë edhe më një trofe të vetëm. Njoftimi i largimit të Tuhelit pasqyron edhe hapjen e “ankandit” për pasuesin në “Allianz Arena”. Zinedin Zidan dhe Antoni Konte shikohen si konkurrent­ët e Ksabit. Ecuria fantastike e Bajer Leverkusen në të gjithë frontet dëshmon punë fenomenale të Alonsos. Edhe pse me ekipin aktivizohe­n futbollist­ë të kalibrit mesatarë, tekniku 42-vjeçar nuk e ka njohur humbjen në 33 ndeshje radhazi me “aspirinat”, rekord për një klub gjerman.

“Faraonikët”-diego Simeone kryeson “stafetën” e trajnerëve më të paguar në botë. Argjentina­si në “timonin” e

Atletiko Madrid përfiton 34 mln euro në vit, askush nuk e konkurron në këtë kategori. Nëse Ksabi Alonsos pranon propozimin e bavarezëve, ai do të pozicionoh­et në vendin e dytë, duke lënë pas krahëve Guardiolën e Mançester Sitit. Pep merr te “qytetarët” 22.4 mln euro. Më pas vijnë Jurgen Klop (Liverpulit), Masimilian­o Alegri (Juventus), Tomas Tuhel (Bajern), Karlo Ançeloti (Real Madrid), Simone Inzagi (Inter), Niko Kovaç dhe Ksavi Hernandez. Paga e Ksabit në gjirin e kryesuesev­e të Bundesligë­s nuk e kalon 5 mln euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania