Panorama Sport (Albania)

Florenci: Milan ambicioz, ja e vërteta me Piolin “Milani futet të synojë maksimumin, arbitri më kërkoi që...”

-

Po përjeton një rini të dytë, mbrojtësi analizon sezonin

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në momentin e zëv endësimit u pa një përqafim me Piolin dhe më pas një e shtyrë nga trajneri që ishte i fokusuar te ndeshja. Shumë media polemizuan për veprimin mes trajnerit të Milanit dhe Alesandro Florencit, por ka qenë ky i fundit që ka sqaruar gjithçka në një intervistë për televizion­in e klubit.

Keni ndjesinë se këtë vit nga pikëpamja e kritikave keni marrë shumë në krahasim me atë që keni ndërtuar në fushë?

Mund të qëndrojë. Pa penallti në minutën e 97-të, PSGJA humbi ndaj Ren. U kritikuam se humbëm 3-2, por pavarësish­t rezultatit ne e kishim siguruar kualifkimi­n. Në jetë ka nevojë për ekuilibër në gjithçka, kur fitohet dhe humbet. Nuk kishte shumë ekuilibër ndaj nesh. Ne duhet të jemi të fortë dhe të vetëdijshë­m se ajo që është jashtë grupit tonë mbetet jashtë.

Edhe Leao kritikohet shumë. Mos vallë lexon shumë gazeta?

Sipas mendimit tim, po. Ai duhet të jetë i qetë, ai e di se cila është forca e tij. Rafa ka një ekip pas vetes që do ta shtyjë gjithmonë edhe kur të gjithë i thonë se nuk është i vazhdueshë­m, ose nuk është në standardin e kampionëve të tjerë. Ai e di se sa shumë duhet të punojë për të arritur atje. E rëndësishm­e është që ai shënoi në kampionat.

Cili është pozicioni juaj i vërtetë?

Varej nga kush më sfidonte. Kur ishte Ederson u ngrita, me Ruxherin rrija pas ose brenda fushës. Me Benaserin dhe Pulisiçin gjeta pak më shumë hapësirë. Mendoj se kam cilësitë e duhura për të siguruar që krosimet e mia të jenë vendimtare për shokët që të shënojnë.

Ajo e Atalantës, a ishte penallti?

Isha pranë arbitrit Orsato, fola me të dhe e pamë qartë që Holm nuk ishte goditur me shkelm në fytyrë. Madje Orsato më tha që Zhiru e kishte goditur me shkelm në krah. Sidoqoftë e pranojmë, iku tani, edhe sikur të them se ishte penallti bujare, fatkeqësis­ht nuk ndryshon asgjë.

Ai ndaj Atalantës, apo ndaj Renit është Milani i vërtetë?

Epo, është e qartë që Milani i vërtetë është ai i së dielës, pasi është e qartë se ka

edhe kundërshta­rë. Duam të bëjmë të pamundurën për t’i shkuar në fund çdo turneu dhe mund ta bëjmë vetëm si Milan i vërtetë.

Po me Piolin çfarë ndodhi?

Asgjë, donte të shikonte ndeshjen. (qesh)

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania