Panorama Sport (Albania)

Bajerni në gjurmët e tij, Teo: Kam ende për të festuar me Milanin 6 MIJË

Francezi premton besnikëri pas 200 ndeshjeve si kuqezi

-

Dyqind paraqitje me fanellën e Milanit dhe dëshira për të shkruar faqe të tjera të rëndësishm­e në historinë e klubit. Teo Hernandez mori pjesë në golin e Leaos kundër Atalantës duke i shërbyer topin portugezit para lëvizjet së tij individual­e, por kundër bluzinjve, anësori francez arriti një moment historik të rëndësishë­m me ngjyrat kuqezi: “I lumtur dhe krenar që kam arritur të 200 paraqitjet”. Më pas mesazhi që ftoh thashethem­et e merkatos: “Më e mira nuk ka ardhur ende”. Një titullar i palëkundur për Milanin e Piolit, i vendosur gjithashtu me sukses si qendërmbro­jtës gjatë minuta ose edhe diçka më shumë nëse përfshijmë shtesat për Teo Hernandezi­n në këtë sezon me Milanin gjatë të cilit francezi ka zbritur 33 herë në fushë në të gjitha turnetë.

periudhës së emergjencë­s në prapavijë, Hernandez është një nga xhevahiret e skuadrës kuqezi dhe për pasojë nuk i mungojnë adimiruesi­t në të gjithë Europën. Bajerni i Mynihut duket se mendon seriozisht pasi në verë Alfonso Dejvis mund të zbarkojë në Madrid. Për të zëvendësua­r kanadezin, numri 19 i “Djallit” shihet si profili ideal. Duke kushtuar vetëm 21 milionë euro me ardhjen e tij nga Reali i Madridit, mundësia e një fitimi të konsiderue­shëm mund të joshë gjithashtu klubin kuqezi që nga ana tjetër thuhet se pati bërë lëvizjet e para për t’i ofruar Teos një rinovim të kontratës prej 4 milionë eurosh në sezon që i skadon në qershor të vitit 2026. Edhe PSG- ja duket se mendon për mbrojtësin, i cili nën Kullën Eifel do të kishte mundësi të luante me vëllain e tij, Lukas që u largua para një viti pikërisht nga Bajerni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania