Panorama Sport (Albania)

Tuhel godet bordin: Nuk jam vetëm unë fajtori te Bajerni

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Pas dy humbjeve radhazi në Bundesligë, Bjern Mynih do të kërkojë në ndeshjen e sotme kundër Lajpcigut rikthimin në rrjedhën normale, fitoren. Bavarezët ndodhen në situatë aspak të qetë dhe "arsenali" i kundërshta­rit nuk jep siguri se do t'i thyejnë lehtë "demat". Trajneri Tomas Tuhel ka bërë detyrën para mediave, duke u ndalur në tema specifike mbi gjendjen e ekipi dhe pikëpamjet të ndryshme.

RIVALI-" Takim vërtet i vështirë kundër Lajpcigut. Rezultatet e fundit kundër tyre falsin qartë se me çfarë kalibri kemi të bëjmë. Koha ta dëshmojë veten jo në qendrën stërvitore, por në ndeshje, ndryshme nga sa ka ndodhur në sfidat e fundit. Ka një diferencë goxha të madhe mes rendimenti­t në përgatitje dhe prezantimi­t gjatë dueleve në fushën e blertë. Qartësia e fazës ofensive dhe kompaktësi­a në prapavijë do na e thjeshtëso­jë detyrën. Kam besim tek ekipi dhe pres të marrim rezultatin e dëshiruar", tha Tuhel.

GRUPI- "Konard Laimer është rikthyer në skuadër dhe i ka kryer me sukses të gjitha ushtrimet. Me shumë gjasa do të jetë në fushë, por pa ide të qartë rreth minutazhit. Ai vjen nga një lëndim i rëndë, por do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të përshtatsh­me. Përsa i përket të lënduarve, Koman, Boei, Mazraui, Sarr, Gnabri dhe Dejvis janë të padisponue­shëm, ndërsa Upamekano mbete i pezulluar. Kam mbetur disi i shokuar nga niveli i Joshua Kimish në takimet e fundit". MARRËDHËNI­A ME Lojtarët-"personalis­ht nuk jam i zhgënjyer me futbollist­ët. Përpiqem të marr më të mirën prej tyre, ndonëse në momente të caktuara gjërat nuk shkojë ashtu siç kemi

planifikua­r", theksoi trajneri gjerman.

LARGIMI-"U realizua një bisedë e shkurtër të martën, ndërsa një ditë më vonë u morr vendimi përfundimt­ar. Të jem i vërtetë, dua të them me bindje se nuk jam unë problemi i vetëm, por kam përgjegjës­i për gjendjen në të cilën ndodhemi.

Jam i pakënaqur nga zhvillimi i skuadrës në tërësi, sigurisht prisja më shumë nga grupi, megjithëse kemi çaluar në marrjen e fitoreve. Gishti nuk i adresohet lojtarëve specifikë", përfundoi Tomas Tuhel. Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticio­n ku Bajerni i ka varur shpresat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania