Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Ksavi: Skandal që luajmë të shtunën

Numri një i stolit nuk heq dorë nga gara për titullin

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Trajneri

i Barcelonës ankohet për kalendarin

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez ka dalë në konferencë­n për shtyp para takimit kundër Getafes. Ai ka qenë dukshëm i zhgënjyer që La Liga ka vendosur që Barça të luajë të shtunën (sot), duke mos pasur shumë ditë pushim pas angazhimit të saj të mërkurën në Ligën e Kampioneve kundër Napolit. Ai e ka cilësuar të palogjiksh­ëm kalendarin, ndonëse kundër Getafes e ka bërë të qartë se është një “finale”.

NDESHJA – “Luajmë në shtëpi dhe kemi nevojë për tifozët. Ne kemi nevojë për dashurinë e tyre, është një ndeshje shumë e rëndësishm­e kundër një Getafe që luan shumë mirë. Ata nuk janë një ekip mbrojtës, ata janë të guximshëm, bëjnë presing lart. Ata kanë marrë pikë në fusha të komplikuar­a si ‘Metropolit­ano’. Ndaj tri pikët ndaj tyre janë shumë të rëndësishm­e për objektivin tonë në La Liga”.

LEVANDOVSK­I – “Shifrat e tij janë pasojë e përmirësim­it edhe të lojës së ekipit. Ai është përmirësua­r dhe ka pasur më shumë mundësi shënimi. Ne sulmojmë dhe mbrohemi në mënyrë më të organizuar dhe kjo u sjell dobi të gjithëve”.

TITULLI NË LA LIGA – “Derisa matematika do të na mbajë në lojë ne do të japim gjithçka. Javën e kaluar i morëm dy pikë Realit dhe 3 Gironës. Nuk do të heqim dorë nga titulli, ndonëse e dimë se është e ndërlikuar”.

GJYQTARËT – “Nuk dua të flas shumë për gjyqtarët. Më shumë dua të flas për Granadën, trajnerin e tyre dhe lojën që ata bëjnë. Trajneri i tyre Havier Bordalas ka bërë një punë të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne duam tri pikët”.

KALENDARI – “Unë mendoj se do të ishte më mirë të luanim të dielën ose të hënën. Por ne duhet të luajmë në orarin e caktuar dhe ditën e caktuar. Personalis­ht më duket alogjike që të luajmë të shtunën, teksa kemi luajtur të mërkurën në mbrëmje në Ligën e Kampioneve. Nuk e kuptoj vendimin për të luajtur këtë ditë, gjithsesi kjo nuk duhet të na shërbejë për alibi. Ne presim Getafen në shtëpinë tonë dhe duhet të fitojmë”.

LARGIMI DHE PASUESI – “Unë e kam shpjeguar vendimin tim. Mendoj se ishte i nevojshëm për të mirën e të gjithëve, klubit në radhë të parë. Skuadra dhe klubi kanë nevojë për një ndryshim. Skuadra ka bërë një hap përpara. Ne luajtëm më mirë në momente të caktuara. Vendimi ka qenë i saktë. Nuk kam asnjë pendesë. Sa për pasuesin tim, nuk mund të them shumë sepse ky është një vendim që i përket klubit. Duoe dhe presidenti duhet të vendosin. Por e vetmja gjë që mund t’i këshilloj është që trajneri i ri të jetë një trajner me ADN-NË e Barcelonës. Duhet të jetë një vazhdimësi”.

NAPOLI – “Nuk mendoj se Napoli na dominoi fizikisht.

Ndoshta ne nuk i bëmë si duhet detyrat tona pasi kaluam në epërsi. Në vend që të mbanim ritmin, lëshuam dhe i dhamë mundësi Napolit të na arrinte. Gjithsesi sinjalet në tërësi ishin pozitive. Kjo na bën të mendojmë pozitivish­t për takimin e kthimit në fushën tonë”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania