Panorama Sport (Albania)

Barezi presion trajnerit dhe ekipit: Kalimi i turit nuk duhet diskutuar

Zëvendëspr­esidenti: Ndeshja si ajo me Ren s’pranohen më

-

Franko Barezi, i intervistu­ar pas shortit të 1/8-ave të Ligës së Europës, foli kështu për rivalin e radhës së Milanit (Slavia Pragë) , por edhe përgjithës­isht mbi skuadrën kuqezi. Presidenti i nderit për kuqezinjtë paralajmër­oi futbollist­ët dhe trajnerit të cilëve u kujtoi se ky tur duhet kaluar me çdo kusht, duke shtuar kështu presionin mbi të gjithë.

Sa i kënaqur jeni nga shorti?

Në fund të shortit kishim 50% shanse për të gjetur Bajer Leverkusen­in dhe 50 për Slavian. Mendoj se na shkoi mirë, por nuk duhet të nënvlerëso­jmë çekët pasi kanë një ekip solid. Ata kishin një grup të rëndësishë­m me Romën, ndaj duhet të përgatitem­i mirë. Në Europë duhet të kemi respekt për të gjithë. Milani duhet të synoj të shkojë larg.

Si e gjykuat humbjen në Ren?

Është gjithmonë e trishtuesh­me të humbasësh edhe pse ishte një humbje pa dhimbje. Duhet të pësojmë më pak. Pasi fituam 3-0 në ndeshjen e parë, ndoshta vëmendja nuk ishte maksimale, por e dimë që në turin tjetër duhet të bëjmë mirë si në ndeshjen e parë ashtu edhe në të dytën.

Sipas jush përse Milani pëson kaq shumë?

Të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Nevojitet një intensitet dhe vëmendje më e madhe.

Skuadra duhet të jetë më kompakte. Ne krijojmë shumë, por vuajmë shumë. Ne kemi nevojë për më shumë vëmendje dhe një frymë sakrifice. Milani krijon shumë, ne kemi burra për të bërë mirë përpara.

Cilat janë ambiciet në Ligën e Europës? Ku e vendosni Milanin?

Duhet të jemi gjithmonë ambiciozë dhe të synojmë të arrijmë sa më larg që të jetë e mundur. Nëse jemi mirë, mund të fitojmë me të gjithë. Ne duhet të besojmë në veten tonë pasi e kemi cilësinë për të aspiruar objektiva të mëdha.

Çfarë mendoni për këtë Milani?

Skuadra duhet të rritet në përgjithës­i. Jemi një ekip sulmues, por duhet të jemi më kompakt, të bashkuar dhe të bindur. Le të shpresojmë që të gjithë lojtarët e dëmtuar të kthehen së shpejti, kështu që trajneri do të ketë më shumë zgjedhje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania