Panorama Sport (Albania)

1/8-at e mallkuara në Champions, Barça, 8 vite pa fituar jashtë

Eliminimi i fundit në shtëpi në vitin e largët 1993

-

Suksesi

i fundit daton në Londër kundër Arsenalit

Barcelona rikthehet sonte në mbrëmje në 1/ 8 e finaleve në Ligën e Kampioneve pas dy vitesh mungesë. Blaugranat nuk shkuan përtej fazës së grupeve në dy sezone radhazi, diçka që kishte ndodhur vetëm një herë në histori në edicionet 1997- 1998 dhe 1998- 1999. Sonte në mbrëmje, katalanasi­t do të jenë të ftuar në një stadium që mban emrin e mitikut Diego Armando Maradona përballë një Napoli në krizë. Pikërisht në këtë përballje Barcelona shpreson të zgjidhë një llogari në pritje që ka zgjatur tetë vjet. Duhet të kthehemi në Champions League 2015- 2016 për të gjetur në arkiva një fitore të Barcelonës në atë raund të Ligës së Kampioneve jashtë fushës së saj! Me dy golat e Leo Mesit, asokohe skuadra e drejtuar nga Luis Enrike mundte Arsenalin (0-2). Barcelona fitonte dhe ndeshjen e dytë në “Camp Nou” 3- 1, duke siguruar kualifikim­in për në çerekfinal­e. Por që atëherë, Barcelona nuk është kthyer kurrë me fitore nga transferta­t në Champions në këtë fazë. Pasi eliminuan Arsenalin, katër vitet e ardhshme katalanasi­t luajtën ndeshjen e parë në 1/8 e finaleve jashtë shtëpisë me një bilanc të përgjithsh­ëm: një humbje (40 në Paris në vitin 2017) dhe tre barazime ( 1- 1 kundër Çelsit në 2018- ën, 0- 0 në Lion në 2019-ën dhe 1-1 në Napoli në vitin 2020). Megjithatë, në çdonjërin nga këto raste ata përfunduan gjithmonë duke vulosur kualifikim­in falë efektit “Camp Nou”: 6- 1 kundër PSG- së në një mbrëmje magjike, 3- 0 kundër Çelsit, 5-1 kundër francezëve të Lionit dhe 3- 1 kundër italianëve në stadium bosh për shkak të pandemisë përpara se të poshtërohe­j (2-8) nga Bajerni në Lisbonë në çerekfinal­et me një ndeshje. Sezonin pasardhës, në vitin 2021 pa “faktorin fushë” ( Champions- i ndryshoi duke mos llogaritur më golin në fushën kundërshta­re), në 1/ 8 e finaleve Barça nuk mundi të kualifikoh­ej, duke u mundur në dy takime nga Liverpuli, 1-2 në Spanjë dhe 0-1 në Angli. Historia do të përsëritej edhe ndaj PSG-SË, ku pas humbjes 1-4 në shtëpi nuk shkoi më shumë se një barazim 1- 1 në Paris. Këto eliminime kundër Liverpulit dhe PSG-SË janë dy nga tre të

Barçës në fazën e 1/8 e Ligës së Kampionëve të këtij shekulli. Në fakt, nokauti i fundit i Barçës në Ligën e Kampioneve me ndeshjen e kthimit në shtëpi ishte në sezonin 19921993 kundër CSKA- së së Moskës: 1-1 në Rusi dhe 2-3 në Barcelonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania