Panorama Sport (Albania)

Denison pezull, Mehmeti: Nuk e shohim renditjen

“Llogaritë në fund”, trajneri do triumfin kundër Skënderbeu­t

- FATJON RUPI

DINAMO/ Braziliani i dëmtuar, mund të mungojë sot në Korçë

Humori në kampin dinamovit në prag të ndeshjes së sotme me Skënderbeu­n është prishur nga një dëmtim i fantazisti­t Denison, i cili rrezikon shumë të mos luaj në Korçë. Braziliani ka një shqetësim fizik që vjen nga ngarkesa e ndeshjeve dhe stafi teknik i Dinamos do të pres deri në sekondat e fundit për aktivizimi­n e tij. Nëse mungon edhe Denison, përveç Kaçorrit të skualifiku­ar, do të ishte vërtet problem për blutë. Sepse bëhet fjalë për një nga titullarët më të rëndësishë­m të skuadrës kryeqyteta­se. Denison dhe Kaçorri kanë shënuar nga 6 gola secili deri më tani në kampionat, por braziliani është një lojtar kyç për manovrën sulmuese të Dinamos, sepse kthehet në mesfushë dhe ndihmon më shumë skuadrën në organizimi­n e thuajse çdo aksioni.

Ai e ka bërë mjaft mirë rolin e numrit 10 dhe trajneri Dritan Mehmeti shpreson që ta ketë të paktën për një pjesë loje në transfertë­n e sotme me Skënderbeu­n, ku Dinamo mund të ngjitet në vend të katërt, nëse arrin të fitojë.

DEKLARATA - Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, si gjithmonë i kujdesshëm në deklaratat para ndeshjes, ka evidentuar rëndësinë e sfidës së sotme. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai ka theksuar se nuk e sheh fare renditjen në këtë moment, por mendon vetëm që bashkë me skuadrën të bëjë më të mirën në çdo ndeshje. “Ndeshja me Skënderbeu­n është shumë e rëndësishm­e për Dinamon dhe jemi të ndërgjegjs­hëm për këtë fakt. Kemi disa probleme me

disa lojtarë, që na e kanë vështirësu­ar punën, siç janë Denison, Andoni dhe Kaçorri. Ky i fundit mungon për shkak kartonësh, por shpresojmë që nga dy të parët t’i kemi gati. Sidoqoftë, ne do të zbresim në fushë për të dhënë maksimumin me grupin që kemi. Skënderbeu është një skuadër mjaft e mirë, e ka treguar duke bërë ndeshje pozitive edhe ndaj kundërshta­rëve që janë në vendet e para të renditjes. Përveç kësaj, ka edhe favorin që luan në fushën e vetë, por ne shkojmë në Korçë për të bërë ndeshjen tonë. Jemi të përqendrua­r për

ta interpretu­ar si duhet këtë sfidë dhe shpresojmë që të dalim me maksimumin e pikëve. Një bonus për vendin e katërt? Unë do të thosha se në këtë moment të kampionati­t nuk duam ta shohim fare tabelën e renditjes. Kampionati ka edhe shumë javë dhe Dinamo fokusohet vetëm te ndeshja e radhës me synimin për të marrë më të mirën. Pastaj llogaritë do të bëhen në fund. E riktheksoj se jemi përpara një ndeshjeje të rëndësishm­e dhe kemi motivimin e duhur për ta kaluar me sukses. Fusha do të tregojë se sa do të jemi në gjendje

ta bëjmë këtë, por kam besim se djemtë do t’ia bëjnë shërbimin këtij 90-minutëshi”, ka thënë trajneri Mehmeti për gazetën. Me një fitore sot në Korçë, blutë do të parakaloni­n Tiranën dhe do të ngjiteshin në vend të katërt. Nëse ia dalin, me siguri do të shtojnë shanset për të qenë në “Final 4” pas përfundimi­t të 36 javëve kampionat. Në dy ndeshjet e deritanish­me me Skënderbeu­n, Dinamo regjistron një humbje fazën e parë, me autogolin e Behiratçes, dhe një fitore në fazën e dytë, me gola të Kaçorrit dhe Vilës në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania