Panorama Sport (Albania)

Shehi: E vlerësuam si duhet Kukësin, fusha na penalizoi

- VLADIMIR MEMA

Partizani arriti një fitore të rëndësishm­e në ndeshjen e parë çerekfinal­e të Kupës përballë Kukësit në transfertë, teksa e sheh veten një hap larg katërshes. Trajneri Shehi u shpreh i lumtur për performanc­ën e skuadrës së tij, teksa foli edhe për lojtarë si Buxhelaj apo Preka, që u aktivizuan pas shumë ndeshjeve.

LOJA - "Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar. Sigurisht që loja kishte momente të veçanta. Mendoj se edhe fusha ne penalizoi për të bërë lojën që ne kërkojmë. Ndeshja u bë me tranzicion ose me topa të lartë në zonë. Morëm dhe masa duke futur lojtarë të gjatë në zonë. Në fund e bëmë mbrojtjen me tre qendra dhe nuk është se kishim rrezik".

NDRYSHIMET - "Jemi të kënaqur, sepse Buxhelaj luan për herë të parë 90 minuta. Preka vjen nga dëmtimi dhe luan për herë të parë 90 minuta. Kanë munguar për kohë të gjatë, por u futën dhe e përballuan mirë. Mendoj se kanë luajtur mirë. Kanë dhënë sinjale pozitive, pa përmendur të tjerët, që kanë qenë prezent më shumë. Kompliment­e meriton Mehmeti, i cili u fut shumë mirë në lojë dhe vazhdoi deri në fund. Pra, kemi marrë sinjale pozitive nga të gjithë ata që kanë luajtur më pak, të paktën nga momenti kur kam ardhur unë".

MBROJTJA - "Është e vërtetë që ne kërkojmë të jemi në ekuilibra. Edhe me Buxhelajn, që i bëri mjaft mirë detyrat nga ana tekniko-taktike. Kërkonim që të qëndronte gjithnjë aty për të mos vuajtur tranzicion­in ose nisjen e kundërshta­rit, duke pasur parasysh që ata kanë një kundërshta­r shumë të shpejtë dhe cilësor siç është Salami. Ndryshuam vendosje, herë me dy, herë me një para mbrojtjes. Edhe pse u konsumuam shumë, sepse i rrëmbeu loja dhe bënë shumë metra Maget dhe Mehmeti".

ZËVENDËSIM­I I CARËS - "Cara ka luajtur më shumë se 60 minuta në derbi, diku te 78 minuta. Duhet të kuptojmë që ai është lojtar shumë i rëndësishë­m dhe konsumohet shumë. Nuk është gjendje fizike. Po të shohësh 'GPS' dhe vrapimet që bën Tedi, sidomos në tranzicion, ku po na ndihmon edhe në fazën mbrojtëse, sigurisht ka konsum. Sot (dje) nuk e ndërruam për gjendjen fizike, por për ta ruajtur. Para pak ditësh pati derbin. Ne stërvitemi në fushë sintetike, ndërsa këtu fusha ishte e rënduar dhe kishim frikë se mos pësonte ndonjë dëmtim".

DËMTIMI I SKUKËS - "Informacio­ni i parë është që mund të ketë kontraktim, shpresoj të jetë vetëm kaq. Ndoshta ky ndryshimi i fushës nga bari sintetik, këtu në fushë të rënduar mund të ketë ndikuar. Shpresojmë, urojmë dhe lutemi që mos të ketë të paktën tërheqje, sepse do ta mbante jashtë fushave për një periudhë të gjatë, që dihet sa e rëndësishm­e është tani", u shpreh Shehi për "MCN".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania