Panorama Sport (Albania)

Bajerni prek fundin, orë vendimtare për Tomas Tuhelin

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Bohumi u pa si shpresa e vetme që Tomas Tuhel të mbajë detyrën e trajnerit në gjirin e Bajern Mynih. Edhe pse në letër bavarezët do të duhej të demonstron­in gjithë potenciali­n ofensive pas dy humbjeve rresht në Bundesligë dhe Champions, fusha tregoi tjetër qasje, zhgënjimin e radhës.

NDESHJA-TUEHL surprizojë jo pak me vendosjen në fushë të Çupo-moting në vend të Leroi Sanes. Zgjedhja në fjalë e trajnerit bavarez përkoi me problemet fizike të vogla të Leroit, sikurse karakteris­tikat e kundërshta­rit, lojë e fortë fizike. Goli i parë i ndeshjes mbajti firmën e talentit Xhamal Musiala. Pas "vallëzimit" me topin në këmbë, 20vjeçari gjerman "shkundi" rrjetën e Bohumit në minutën e 14'. Hedhja e topave të tenistit në fushë, ndikoi në ndërprerje­n e takimit për disa minuta. Por me këtë pushim u "fikën" edhe energjitë e Bajernit. Rreshtimi i gabuar në prapavijë ia bëri të lehtë Asano-s në barazimin e shifrave. Por kjo nuk ishte e gjitha. Në limitet e kohës së rregullt Keven Shloterbek shkaktoi befasinë e madhe, përmbysjen e rezultatit. Asgjë nuk shkoi mirë në radhët e kampionëve as në fraksion e dytë të lojës. Daiot Upamekano doli nga fusha me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar në zonë, njëkohësis­ht penallti për Bohumin. Stoger u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit. Finalizimi i vonë i Herri Kejnit vlejti thjesht sa për statistikë. Me këtë disfatë, shkarkimi i Tomas Tuhel është vetëm çështje kohe. Mediat gjermane kanë ndezur sirenat e alarmit mbi të ardhmen e trajnerit Tomas Tuhel, aty ku humbja me Bohumin e ka përkeqësua­r gjendjen. Prestigjio­zet "Kicker" dhe "Bild" raportojnë me bindje se bordi do të mbajë mbledhje urgjente në orët e ardhshme dhe ku pritet të dalë edhe njoftimi zyrtar mbi të ardhmen e teknikut 50-vjeçar. Presidenti i bavarezëve Herbert Hainer dhe shefi Jan-kristian Dresen e kanë mohuar në media shkarkimin e Tuhelit.

HAINER-" Shumë diskutime po qarkullojn­ë në media. Di të them se ne jemi aktualisht me Tuhelin në krye. Të shohim se çfarë do të ndodhë", tha shkurtimis­ht në zonën e intervista­ve presidenti.

DRESEN-" Po ndihemi vërtet m.. pas kësaj humbjeje. Në këtë takim fitoi mentalitet­i përballë cilësisë. Aspak i lumtur se si shkoi rrjedha e lojës. Ndërsa për trajnerin them se ai do të qëndrojë", e mbylli Dresen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania