Panorama Sport (Albania)

Indio bën heroin me dopietë, Flamurtari vazhdon ngjitjen

S’mungoi as tensioni, Memushi ndëshkohet me të kuq

- ERMAL SIKA

Mjafton braziliani për të kaluar me sukses Korabin

Flamurtari triumfon 2-0 përballë Korabit. Rezultati u vulos nga braziliani Indio De Oliveira, që ishte edhe heroi i ndeshjes. Me këtë fitore vlonjatët barazojnë pikët me Vorën dhe shkojnë në kuotën e 39-të të tilla. Edhe pse ishte planifikua­r titullar, Antoni Bej nuk e startoi dot sfidën për shkak të një dëmtimi në stërvitje dhe u zëvendësua nga Diamanti. Flamurtari i jep “shkëndijat” e para shumë shpejt. Rasti i parë do të vinte nga Indio, që tenton me një goditje të rrezikshme, por grushton Qyrani. Kapiteni Pjeshka dëmtohet dhe shqetësimi në kofshë nuk e lejoi të vijonte më tej dhe në vend të tij hyn Vucaj. Në vijim të dy ekipet krijojnë raste, por mungon finalizimi. Gjatë kësaj pjese kemi edhe një pretendim për penallti nga Flamurtari, ku Geci pengon në zonë Diamantin, por gjyqtari Lata vijoi lojën. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

DY GOLAT- Pjesa e dytë nis me një rast të vendasve, ku Diamanti nuk ka forcën e duhur që të finalizojë krosimin e dhënë nga Batha.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 58-të. Indio De Oliveira gjuan fort me të majtën dhe portieri Qyrani e ka të pamundur të ndërpresë goditjen e fortë të braziliani­t, 1-0. Por Indio nuk do të ndalej me kaq. Gjashtë minuta nga goli i parë shënoi edhe të dytin, ku përfitoi nga një gabim i kapitenit Mziu. Pas golit të dytë, vlonjatët kontestojn­ë disa vendime të gjyqtarëve, aq sa në minutën e 71-të, trajnerit Eqerem Memushi i duhet të lërë pankinën, teksa del me të kuq për protesta të vazhdueshm­e. Miqtë reagojnë. Lila nga këndi çon një top në shtyllën e parë, por nuk arrin të koordinohe­t me shokët.

Mziu ka një tjetër tentativë të dështuar. Korabi shton forcat në sulm, por gabon në krosim. Çema nuk arrin dot të godas si duhet. Mundësi e mirë edhe për Markun e Kryemadhin, por bllokohen. Megjithatë, në vijim Flamurtari dominon në kontrollin e topit dhe Leshi ka një mundësi shënimi. Dalanaj dhe Vucaj përpiqen, por pa rezultat. Kundërpërg­jigjet Lilaj që çon një top në duart e Teqjas. Ka rrezik edhe nga La Torre, por Lila bllokon. Tre minuta shtesë në fund. Beqja tenton por nuk gjen dot hapësira. Edhe Dalanaj humbet një shans. Gjithçka mbyllet me fitoren 2-0 të vlonjatëve.

 ?? ?? Çast nga ndeshja Flamurtari-korabi 2-0, Indio Oliviera në dyluftim
Çast nga ndeshja Flamurtari-korabi 2-0, Indio Oliviera në dyluftim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania