Panorama Sport (Albania)

Flamurtari vendos, Memushi dhe Liçaj marrin drejtimin

“E pranova me kënaqësi, dëshirë dhe përgjegjës­i ndaj qytetit”

- ERMAL SIKA

Fatin e ekipit e marrin dy trajnerë me trofe në Vlorë

Flamurtari më në fund ka vendosur për tra jnerin e ri, por kësaj here skuadra do të drejtohet dy emra që ka fituar trofe në Vlorë. Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të drejtojnë Flamurtari­n deri në fund të sezonit. Akordi është arritur dje pasdite, ndërsa “Panorama Sport”, të enjten i paralajmër­ojë këta emra si kandidatë potencialë për të marrë drejtimin e skuadrës. Memushi do të jetë trajneri i parë i Flamurtari­t, ndërsa Liçaj krahu i djathtë. 58-vjeçari e ka drejtuar skuadrën si trajner në vitet 2006, 2007, 2008 dhe 2009. 13 vite më parë Eqerem Memushi fitonte me kuqezinjtë Kupën e Shqipërisë. Duket si zgjedhja e duhur, pasi tekniku vlonjat e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë dhe së fundi është parë shpesh edhe në stadium. Më parë ka drejtuar skuadra të rëndësishm­e si: Bylis, Tomori, Apolonia, Naftëtari, Vora dhe Oriku. Edhe me Edmond Liçajn, Flamurtari ka fituar një kampionat. Ai ka qenë trajner i skuadrës në kohën kur klubi drejtohej nga Shpëtim Gjika. Por Liçaj ka qenë drejtor i klubit edhe disa kohë më parë, si pjesë e epokës “Sinan Idrizi”.

TRAJNERI I RI - Eqerem Memushi flet si trajneri i ri i Flamurtari­t. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, menjëherë sapo u emërua, ai flet me emocione dhe e cilëson detyrën e re si një përgjegjës­i të madhe. “E pranova me kënaqësi pasi është dëshira dhe përgjegjës­ia ndaj qytetit dhe skuadrës. Kemi luajtur për Flamurtari­n dhe i kemi dhënë shumë. Jemi kthyer edhe si tifozë tani. Është emocion shumë i madh dhe një përgjegjës­i e madhe po ashtu. Skuadra ka emra dhe lojtarë me kualitet brenda saj.

Do të rregullojm­ë agresivite­tin që mungon, si dhe mënyrën e vendosjes së lojtarëve në fushë. Prania e profesor Edmond Liçajt është një ndihmë e madhe. Me pjesën tjetër të stafit kam bashkëpuni­m të mirë, pasi njihemi”, shprehet fillimisht Memushi. Çfarë e bindi të merrte drejtimin e Flamurtari­t? “Më bindën ambiciet që ka skuadra. Edhe unë si person kam ambicie dhe gjithmonë dua të fitojë”, u shpreh Memushi.

OBJEKTIVI - Eqerem Memushi ndalet edhe tek objektivi madhor që skuadra ka. “Duke parë distancën, kemi mundësi që mund të ngjitemi në Superiore nëpërmjet ‘play off’-it. Duhet të jemi të qetë, të jemi të vëmendshëm dhe të kemi entuziazëm. Në fund, nëse gabojnë kundërshta­rët tanë ne duhet të përfitojmë dhe të shfrytëzoj­më çdo moment”, thotë Memushi.

DEBUTIMI - E cilëson të bukur debutimin në Elbasan, pasi sipas Memushit luajnë dy skuadra që i mungojnë elitës. “Në Elbasan do të jetë një debutim i bukur. Luajnë dy skuadra me traditë dhe që i mungojnë elitës së futbollit shqiptar. Do të jetë emocion më vete”, përfundon Memushi.

 ?? ?? Eqerem Memushi
Eqerem Memushi
 ?? ?? Edmond Liçaj
Edmond Liçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania