Panorama Sport (Albania)

Tuhel dhe makthi i COVID: Nuk e kemi mendjen te futbolli

“Na zgjuan që në orën 8 për të na bërë tamponin”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Shtohet frika për in fektimet nga COVID në Premier Ligë, me 11 nga 20 klube me lojtarë pozitivë në skuadër. Çelsi është një prej klubeve më të prekura, me vetëm 16 lojtarë në dispozicio­n për Tomas Tuhelin në ndeshjen e fundit kundër Uolverhemp­tonit. Një krizë totale për blutë e Londrës, që kanë thërritur 12 lojtarë nga ekipi U-23 dhe ekipet e tjera të moshave, për të mbuluar mungesat në këtë periudhë të vështirë festash. “Zakonisht mendojmë vetëm për ndeshjen që duhet të luajmë, por është e pamundur për ta bërë këtë periudhë. Nuk jemi të qetë. Përpara se të niseshim për ndeshjen kundër Uolvesit, zbuluam se kishim disa lojtarë pozitivë. Mbërrijmë në destinacio­n dhe zbulojmë një tjetër pozitiv. Kishim udhëtuar bashkë dhe ishim të shqetësuar. Na zgjuan në orën 08:30 të mëngjesit për një tjetër tampon. Kështu është e pamundur të jesh 100% i përqendrua­r për ndeshjen”, tha tekniku gjerman në konferencë­n përpara çerekfinal­es së sotme të Kupës së Ligës kundër Brentfordi­t. Lajmi i mirë është se testi i COVID-IT për Zhorzhinjo­n ka gabuar dhe ai është negativ, kështu që do të jetë i gatshëm për takimin e sotëm. Por Kante do të mungojë pasi u detyrua të luante 90 minuta kundër Uolvesit, ndërkohë që mjekët kishin dhënë Ok-in për vetëm 45 minuta. “Lojtarët e infektuar janë OK, kjo është më e rëndësishm­ja. Ata nuk mund të kthehen, do të qëndrojnë për 10 ditë përpara se të dalin nga izolimi. Nuk e dimë se kur mund të luajnë, por fillimisht duhet të qëndrojnë 10 ditë jashtë. Askush nuk është kthyer përveç Zhorzhinjo­s. Ai pati një test negativ dhe është kthyer në stërvitje”, u shpreh Tuhel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania