Panorama Sport (Albania)

Viroza pushton blutë, me 6 mungesa ndaj Skënderbeu­t

-

Një virozë e stinës ka vënë poshtë katër futbollist­ë të Dinamos ditët e fundit, duke prishur planet e stafit teknik për ndeshjen e sotme me Skënderbeu­n. Përveç portierit Edvan Bakaj, i cili u sëmur i pari dhe mungoi në ndeshjen me Vllazninë, virusi ka prekur edhe mbrojtësin Eni Imami, si dhe sulmuesit Redon Mihana e Françesko Daija. Imami është e sigurt që nuk luan sot, pasi ka pasur temperatur­ë të lartë dhe është detyruar të shkojë në spital. Po me temperatur­ë të lartë kanë qenë dje edhe Mihana e Daia, që me shumë mundësi edhe ata mbeten jashtë ndeshjes me korçarët. Frika më e madhe e stafit teknik të Dinamos është se mos deri në momentin e ndeshjes me Skënderbeu­n ndonjë tjetër lojtar, sidomos ata të formacioni­t, preken nga kjo virozë, duke e komplikuar edhe më tej situatën. Deri më tani janë 6 mungesat e sigurta, ku veç katër të prekurve nga viroza, si Bakaj, Imami, Mihana dhe Daija, nuk është i gatshëm as Besir Demiri për shkak kartonësh, si dhe sulmuesi Mario Gjata për shkak dëmtimi. Po ashtu, edhe mbrojtësi Aleksandar Sofranak ka pasur një shqetësim, pas një goditjeje që ka marrë në ndeshjen e fundit me Vllazninë. Megjithatë, malazezi pritet të shtrëngojë dhëmbët dhe të jetë në fushë. Problemi kryesor është se cili do të jetë partneri i tij në qendër të mbrojtjes. Kandidatë janë Sidibe dhe ndoshta një nga mbrojtësit e Dinamos U-21. Nëse Shkëmbi vendos për ta lënë Sidiben në mesfushë, pasi nuk do ta dobësojë këtë repart, në mbrojtje, përveç Sofranakut, Maliqit dhe Isaevskit, mund të luajë i riu Mija. Ndërsa Goran Siljanovsk­i edhe këtë herë do të jetë mesfushor, një zgjedhje e detyruar. Nëse maqedonasi nuk do të ketë në krah Sidibenë, do të ketë afrikanin tjetër, Ali Samake. Çinedu do të rikthehet në majë të sulmit pas qëndrimit në stol ndaj Vllaznisë. Patrik Bardhi dhe kapiteni Agim Ibraimi janë dy lojtarët e tjerë të sulmit, ndërsa për krahun e majtë ka një balotazh Skuka-gavazaj.

TË DËMTUAR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania