Panorama Sport (Albania)

Tuhel rrezikon shëndetin e Kantesë: Nuk ishte për 90 minuta

Trajneri i Çelsit shpërfilli këshillat e mjekëve

-

Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel, ka pranuar se ka ndërmarrë një rrisk të lartë në takimin kundër Uolverhemp­tonit, duke thyer urdhrat e mjekëve dhe aktivizuar për 90 minuta mesfushori­n Ngolo Kante. Kampionët e Europës u ndalën në një barazim 0-0 nga “Ujqërit”, duke u distancuar me 6 pikë nga Siti kryesues. Kante sapo ishte kthyer nga një dëmtim në gju i pësuar kundër Juventusit në Champions dhe stafi mjekësor i kishte rekomandua­r trajnerit gjerman që të mos e aktivizont­e më shumë se një pjesë loje. Por gjermani i zënë ngushtë dhe nga mungesat si pasojë e COVID-19 ka rrezikuar, duke e mbajtur për 90 minuta në fushë. Pas ndeshjes ai e ka pranuar se ndoshta e ka tepruar me guximin. “Mjekët ma kishin bërë të qartë se Kante

mund të luante vetëm 45 minuta, por unë thjesht e kam injoruar kërkesën e tyre dhe e mbajta në fushë. Kisha 7 mungesa si pasojë e COVID-IT, ndaj nuk mund të privohesha dhe nga një mesfushor si ai”, ka thënë Tuhel.

– Barazimi ndaj Uolvesit ka zhgënjyer të gjithë te Çelsi, me kampionët e Europës që kanë lënë të tjera pika të rëndësishm­e në garën për titull me Sitin dhe Liverpulin. Mbrojtësi Antonio Rydiger ka

RYDIGER

ngritur zërin dhe ka urdhëruar shokët e skuadrës të rrezikojnë më shumë nëse duan të fitojnë ndeshjet. “Të jemi të sinqertë, nuk krijuam shumë mundësi për shënim. Në pjesën e dytë ndoshta luajtëm disi më mirë, por nuk ishte e mjaftueshm­e për të fituar. Nëse duam të fitojmë duhet të rrezikojmë më shumë. Me situatën e krijuar edhe nga COVID-19 nuk është e lehtë, por nuk mund të kënaqemi me pak”, ka thënë mbrojtësi gjerman.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania