Panorama Sport (Albania)

Kukësi “abonohet” në Shkodër, Longo: Ky ekip më bën krenar

Hera e tretë në “Loro Boriçi”, kësaj radhe si miq

-

Fitorja e fundit e Kukësit ndaj Partizanit me përmbysje, ka bërë që verilindor­ët të ruajnë me fanatizëm vendin e dytë dhe të jenë ndjekësit më të afërt të Tiranës kryesuese. Kjo fitore merr vlera për më tepër se në katër ndeshjet e edicionit të kaluar kuksianët koleksionu­an katër humbje dhe ndaj të kuqve kanë pasur vazhdimish­t një ecuri negative. Fakti që skuadra arrin të fitojë edhe kur duket se nuk është në një ditë të mirë, tregon për një ekip që mund të arrijë edhe maksimumin këtë sezon, siç është

fitimi i titullit kampion, edhe pse Longo shpesh e nënvizon se nuk mund të krahasohen me rivalët.

FORCA E GRUPIT

- Kjo ecuri duket se e ka një sekret dhe jo çdo gjë është rastësore. Çelësi i suksesit të deritanish­ëm është te forca e grupit

dhe ajo që trajneri u ka injektuar lojtarëve. Për fat të mirë, Kukësi nuk duket i varur nga asnjë futbollist, gjë që ia bën më të lehtë ekipit për të marrë rezultatin. Edhe vetë drejtuesit në daljet e tyre publike kanë vënë shpesh theksin se arma më e fortë është grupi dhe jo një individ i veçantë. Madje, për të treguar se janë një grup i bashkuar, thuajse pas çdo goli festojnë së bashku me stolin dhe trajnerin, duke marrë të gjithë bashkë meritat për rezultatet.

LONGO

– Entuziazmi­n për këtë fitore e ka shfaqur edhe vetë trajneri Diego Longo, jo vetëm për vrapimin që bëri për të festuar së bashku me ekipin për golin e shënuar nga kapiteni Taipi, por edhe për fjalët që tha pas ndeshjes. Tekniku e ka shfaqur gëzimin e tij edhe në rrjetet sociale, ku ka edhe dy fjalë për lojtarët që stërvit. Ai e konsideron si një fitore me personalit­et ndaj skuadrës që ai e ka vlerësuar gjithnjë si më cilësore se ajo që ai stërvit aktualisht. “Ishte fitore personalit­eti dhe karakteri. Kundër një kundërshta­ri të madh dhe pasi kaluam në disavantaz­h, shumë do të ishin shembur, dikush do të kishte pranuar një pikë. Djemtë e mi morën 3 pikë me vendosmëri. Jam kaq krenar për ta!”, shkroi Longo në rrjetet sociale, duke mos e fshehur entuziazmi­n për djemtë që ai stërvit prej shumë muajsh dhe në njëfarë mënyrë u ka marrë atyre maksimumin. Por, ajo që i ka lënë më shumë mbresa ka qenë padyshim goli i Gjelbrim Taipit, i cili erdhi si pasojë e një aksioni model që u finalizua mjeshtëris­ht nga kapiteni i verilindor­ëve. Sipas Longos, ky është një nga ato momentet që e bën ta dashurojë këtë sport.

RIKTHIMI NË SHKODËR

– Kukësi rikthehet për të tretën herë këtë sezon në Shkodër, kësaj here si… mik. Në dy ndeshjet e para verilindor­ët kanë luajtur përballjet si pritës në “Loro Boriçi” me Tiranën dhe Partizanin, ku ia kanë dalë të fitojnë me të njëjtin rezultat, 2-1. Shkodra duket se i sjell fat, por tani do të kenë përballë Vllazninë dhe nuk do të jenë më pritës, ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ruajnë dot trendin pozitiv në këtë stadium.

VLADIMIR MEMA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania