Panorama Sport (Albania)

Bajerni favorit, por Dortmundi mund të surprizojë

-

Për Lotar Mateusin ky sezon në Bundesligë do të jetë më i luftuar se ai që shkoi. Ish-kapiteni i Bajernit parashikon një duel mes 3 skuadrave për titull dhe pranon se pretendent­ë kryesorë mbeten kampionët në fuqi. "Bundesliga po bëhet gjithmonë dhe më e bukur nga java në javë. Skuadrat kanë krijuar identiteti­n e tyre dhe tani kemi një pasqyrë më të qartë për ata që do të luftojnë për titull, Europë dhe qëndrimin në kategori", tha Lotar. "Mendoj që Bajerni do të jetë skuadra për t'u mundur edhe në këtë sezon. Kampionët kanë diçka më shumë edhe këtë vit, por Borusia është forcuar dhe është një skuadër më e pjekur nga një sezon më parë. Marko Rose më ka surprizuar shumë me stilin e lojës që ka implementu­ar në skuadër. Rojs dhe Haland janë në formën më të mirë dhe e shoh shumë të vështirë për t'i ndalur. Më pas është edhe Volfbsurgu, Van Bomeli e njeh kampionati­n gjerman nga koha kur luante dhe fitonte me Bajernin. "Ujqërit" kanë një dëshirë të madhe për të konkurruar për titull dhe mendoj që në këtë sezon mund të provojnë të shkojnë larg", pohoi Mateusi për "Sky".

LEVA I PAARRITSHË­M Ndërkohë që nuk munguan as lavdërimet për sulmuesin e Bajernit, Robert Levandovsk­i i cili dje mori "Këpucën e Artë". "Robert Levandovsk­i është pa dyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ky vlerësim duhet të kishte ardhur ndoshta më herët. Është më shumë se i merituar për atë çfarë ka dhënë në Mynih. Bajerni gjithmonë ka ditur të nuhasë bombera të tillë dhe pas Gerd Mylerit, ai është sulmuesi i dytë më i mirë për mua në historinë e klubit gjerman. Në sezonet e fundit ai ka fituar gjithçka me Bajernin. Edhe në këtë sezon ai është në garë për ta fituar kupën e Gjermanisë, kampionati­n dhe Champions-in. Për këtë të fundit vetëm 2-3 skuadra shoh të jenë në gjendje për të fituar. Pjesa tjetër e skuadrave kanë shfaqur ende shumë probleme dhe ende nuk kanë gjetur vazhdimësi­në. Gjithsesi, të shohim pasi janë ende shumë ndeshje për t'u luajtur", tha Mateusi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania