Panorama Sport (Albania)

Erzeni Erzeni trondit trondit Dinamon Dinamon

Bluve u mungon shënjestra, një premio e majme karikoi ekipin e Dedes

- FIQIRI SHEHU

Erzeni befason Dina mon në ndeshjen e parë në Shijak, duke e mposhtur minimalish­t 1-0 falë një goli të sulmuesit Albi Xhebrahimi në fillimin e pjesës së dytë. Skuadra e Nevil Dedes luajti mirë në "Tofik Jashari" dhe përmes kundërsulm­eve iu afrua edhe golit të dytë. Nga ana tjetër, bluve të drejtuar nga Bledi Shkëmbi, edhe pse krijuan disa raste, u mungoi shënjestra para portës, kjo edhe për meritë të Isli Hidit. Pjesa e parë është shumë e luftuar, me raste në të dyja portat, por goli mungon. Kulmi arrin në minutën e 44-t, kur shijakasit pretendojn­ë për një penallti të padhënë pas rrëzimit në zonë të Raboshtës. Mirëpo, arbitri nuk është i këtij mendimi dhe vazhdon lojën, në një kohë që stafi dhe tifozëria vendëse konteston jo pak. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-0. Dinamo nis të lëvizë në formacion, teksa në fushë hedh titullarë si kapiteni Ibraimi, por edhe Demirin e Maliqin. Pjesa e dytë do të kishte të njëjtën pamje, me kryeqyteta­sit që kërkonin të sulmonin, por Erzeni ishte i mirëvendos­ur në fushë. Raboshta bëhet problemati­k për mbrojtjen blu dhe në minutën e 55-të, pas një shpërthimi nga mesfusha, jep një asist fantastik te Xhebrahimi, i cili përballë Simonit brenda zonës, nuk fal pas goditjes me të majtën. Dinamo mundohet të reagojë, por mbrojtja shijakase

është e ngjeshur dhe sulmuesit Skuka e Çinedu vuajnë jo pak. Blutë lënë jo pak hapësira dhe është sulmuesi Peqini për Erzenin në minutën e 89-të që mund dhe duhet të kishte shënuar golin e dytë, por ishte mbrojtësi Imami ai i cili shpëtoi gjithçka pas daljes jo të mirë të Simonit.

Erzeni ia del të ruajë rezultatin dhe gjithçka mbyllet 1-0. Mësohet se para ndeshjes skuadra ka marrë edhe një premtim për një premio të majme në rast kualifikim­i, teksa përflitet për rreth 20 mijë euro. Megjithatë, më 14 tetor është sfida e kthimit dhe çdo gjë do të vendoset aty.

 ?? ?? Lojtarët e Erzenit festojnë pas golit të Xhebrahimi­t FOTO: F.HAZISLLARI
Lojtarët e Erzenit festojnë pas golit të Xhebrahimi­t FOTO: F.HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania