Panorama Sport (Albania)

Teuta zbërthen Luzin me rezervat, zhbllokohe­n të rinjtë

Ekipi i Martinit bën nxehje para duelit me Dinamon

- ALDO BUZI

Teuta hodhi një hap të sigurt drejt kuali fikimit për në turin e dytë të Kupës që në ndeshjen e parë të raundit të parë me Luzin në transfertë. Në përballjen e luajtur dje në Luz durrsakët triumfuan në shifrat 1-4. Që të dy trajnerët e nisën ndeshjen me rotacione, duke ruajtur energji për ndeshjet e fundjavës në kampionate­t përkatëse. Me nga dy gola për secilën pjesë, Teuta ishte e sigurt në misionin e saj, ndërsa vendësit, ndonëse u munduan të luanin mirë, u ndëshkuan nga episodet. 90minutësh­i vlejti si test për lojtarët që do t’u duhen stafeve për vazhdimësi­në në kampionat. Golat e këtij takimi u shënuan nga Myrta për vendësit, si dhe Jazxhi, Zogaj, D.kapllani dhe Kallaku për durrsakët. Fitorja i jep mundësi Teutës për ta pasur më të lehtë duelin e kthimit më 14 tetor, ndërsa Luzi vëmendjen më të madhe e ka te sezoni ri që sapo ka nisur në Kategorinë e Dytë.

NDESHJA - Luzi me Soumah e Takun synonte të bënte surprizën në sulm, por kjo gjë u bë e mundur te durrsakët me Kapllanin e Zogajn, të cilët u përshtatën mirë me lojën. Minutat e para ishin të vlefshme për t’u njohur me terrenin. Në minutën e tretë Soumah vendos në provë Celeskin, i cili pret në pozicion. Por dy minuta më vonë Zogaj kundërpërg­jigjet nga distanca. Loja po merrte ritëm dhe të dyja skuadrat po kërkonin të gjenin golin shumë shpejt, i cili vjen nga miqtë në minutën e 16-të. Jazxhi merr një pasim nga Idrizaj dhe nuk gabon duke zhbllokuar shifrat në favor të Teutës. Vendësit kanë dy mundësi me Soumah dhe Taku, por gabojnë në finalizim. Në minutën e 32-të Myrta gjen hapësirë në mbrojtjen durrsake dhe barazon shifrat në 1-1. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Zogaj nga një goditje dënimi e dërgon topin drejt e në rrjetë. Në shifrat 1-2 mbyllet pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis me zëvendësim­e në të dyja ekipet dhe në minutën e 48-të durrsakët shënojnë edhe golin e tretë me protagonis­t Dejvid Kapllanin. Pas këtij goli Teuta është më e qetë në lojën e saj. Luzi mundohet të reagojë me Punavijën e Soumah, por Celeski nuk lejon prekjen e rrjetës. Për minuta me radhë loja është e qetë. Minuta 75, Kallaku shënon eurogol nga 20 metra duke parë daljen nga porta të Calit që gjendej pak metra përpara. Në minutat e mbetura të dyja ekipet kanë mundësi shënimi, por rezultati mbeti i pandryshua­r deri në fund, në shifrat 1-4. Teuta, më 14 tetor, në ndeshjen e kthimit, thjesht bën formalitet­in e kualifikim­it në turin e dytë të Kupës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania