Panorama Sport (Albania)

Sot në të gdhirë finalja, brazilianë­t: Le ta fitojë Mesi

Nejmar tërbohet: Të fitojmë edhe për antitifozë­t tanë

- KUPA E AMERIKËS

Argjentina dhe Brazili do të ndeshen në finalen e madhe të Kupës së Amerikës, në një klasike të futbollist botëror, e cila do të nisë topin nga qendra vetëm pak orë përpara se Europa të mësojë kampionen e saj të re. Mëngjesin e së dielës, konkretish­t në orën 02:00 shqiptare, Brazili vendës duket favorit duke parë udhëtimin perfekt që ka bërë deri në finale, ku shpresat do të varen pa dyshim tek ylli i tyre, Nejmar. Ndërsa Lionel Mesi do të kërkojë të thyejë tabunë, fitimin e trofeut të parë të madh me kombëtaren bardhekalt­ër. Gjithsesi, duke parë të gjitha protestat e ndodhura përpara fillimit të këtij turneu, duke parë edhe gjendjen mjaft kritike me Koronaviru­sin në Brazil, por edhe në të gjithë Amerikën e Jugut, ka pasur edhe mjaft nga ata që duan të rebelohen në mënyrë të pabesueshm­e ndaj “Seleçaos”. Madje, përveç egoizmit që u tregua nga federata vendëse e futbollit, ndonëse pa tifozë deri në gjysmëfina­le, në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahe­t edhe një hashtag i brazilianë­ve pro Mesit: “Brazil, bëja dhuratë trofeun e parë me kombëtaren”. Të gjitha këto sinjale sigurisht që nuk kanë munguar të shpërndahe­n edhe në adresat private të yllit të Brazilit, Nejmar, i cili jo vetëm që disa prej këtyre bashkatdhe­tarëve të tij ka vendosur që t’u bëjë bllok, por me anë të një postimi ka shfryrë ashpër kundër tyre: “Unë jam një brazilian shumë krenar. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë të luaj për kombëtaren e vendit tim dhe të dëgjoj tifozët të këndojnë për ne, qoftë

edhe në një ndeshje miqësore. Unë kurrë nuk kam sulmuar ose do të sulmoj Brazilin kur ai të jetë i impenjuar në fushë dhe nuk po flas vetëm për në futboll, nuk po flas për Kupën e Amerikës. Unë bëj tifozllëk për Brazilin në çdo sport

dhe në çdo sferë të jetës. Nëse Brazili është atje, unë jam me Brazilin dhe kush është brazilian, bën të njëjtën gjë si unë. Këtë status ua kushtoj atyre që janë kundër nesh”, shkroi sulmuesi i PSG-SË në rrjetet sociale, pak orë përpara finales.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania