Panorama Sport (Albania)

Boshnjakët e ekzagjeroj­në, presin ndëshkimin e Vllaznisë

Versioni i vendësve për incidentin në tribunën VIP

-

Mediat boshnjake në raportimin që i kanë bërë incidentit të ndodhur në tribunën VIP të stadiumit “Pecara”, ku ishte akomoduar delegacion­i i Vllaznisë, pohojnë se shkodranët kanë goditur me shishe uji arbitrin rus pas ndeshjes. Nisur nga kjo, por edhe nga një postim në “Facebook”, ata presin që Vllaznia të ndëshkohet. Në shkrimin e “jabuka.tv” ka një parregulls­i, pasi faqja e “Facebook”-ut që ata i janë referuar, nuk është faqja zyrtare e Vllaznisë. Ja shkrimi i boshnjakëv­e për incidentin: “Shiroki Brijeg mundi Vllazninë me një rezultat bindës 3-1 në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikue­s për Konferencë Ligë. Humbja pa dyshim që nuk la shije të mirë te shqiptarët, të cilët shprehën pakënaqësi­në e tyre, së pari në tribunën VIP të stadiumit ‘Pecara’ dhe më vonë në faqen zyrtare në ‘Facebook’. Në fund të ndeshjes, shqiptarët e pakënaqur në tribunën VIP hodhën shishe plastike ndaj gjyqtarit rus Aleksei Matjunin dhe ndihmësve të tij. Rojet e sigurimit shpejt u përgjigjën duke i larguar dhe nxjerrë jashtë zonës ku qëndronin. Për shkak të temperatur­ave të larta, një pjesë e delegacion­it të Vllaznisë në tribunën VIP hoqi bluzat, veprim i cili shkeli ‘kodin e veshjes’. Ndërkohë punonjësit e NK Shiroki Brijeg u dhanë atyre shishe uji edhe më herët në mënyrë që ata të mund të freskohesh­in gjatë ndeshje. Sidoqoftë, shqiptarët i përdorën ato shishe për t’i hedhur te gjyqtarët. Kujtojmë që arbitri rus dha dy penallti për Shiroki Brijeg dhe akordoi 12 kartonë të verdhë për lojtarët shqiptarë e në minutat e fundit të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, mori karton të kuq për shkak të ankesave të shpeshta. Vllaznia shprehu pakënaqësi­në e saj për gjykimin në ‘Pecara’ duke postuar në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ku ata deklaruan se u mundën 3-1 nga arbitri rus, dhe jo nga Shiroki Brijeg: Aleksei Matjunin 3-1 Vllaznia. Ndeshja e kthimit pas një jave në Shkodër”, lexohej në postim e bërë në “Facebook” me një foto të arbitrit rus. Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse UEFA do të ndëshkojë nënkampion­ët shqiptarë për incidentin në tribunën VIP dhe për postimin e bërë në rrjetet sociale”.

 ??  ?? Faksimile e shkrimit të medias boshnjake “jabuka.tv”, në lidhje me incidentin e shkodranëv­e në tribunën VIP
Faksimile e shkrimit të medias boshnjake “jabuka.tv”, në lidhje me incidentin e shkodranëv­e në tribunën VIP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania