Panorama Sport (Albania)

Tare: Sarri përfaqëson futbollin e Lacios

-

Ditën e djeshme u prezantua trajneri i Lacios, Mauricio Sarri. Bashkë me të në konferencë ishte edhe Igli Tare. Fryma duket shumë pozitive dëshira për bashkëpuni­m gjithashtu. Të dy thanë fjalë të mira dhe tani është koha që ta tregojnë në fushën e lojës.

TARE - “Jemi të lumtur që të prezantojm­ë sot trajnerin tonë të ri. Dua të falënderoj Simone Inzagin dhe stafin e tij për punën e bërë në 5 vitet e fundit dhe i uroj fat për aventurën e tij të re. Sarri për ne është trajneri i duhur për të bërë një hap cilësor. Pas punës së shkëlqyer që ne dhe ai ka bërë në vitet e fundit ishte koha që të takoheshim. Sigurisht që do të kemi vështirësi në këtë sezon. Kemi marrë një trajner me eksperienc­ë, me lojë sulmuese dhe agresive. Ai do të përfaqësoj­ë shpirtin e Lacios. I jap mirëseardh­jen dhe shpresoj që të argëtohemi së bashku”.

SARRI - “Jam shumë i lumtur dhe i karikuar për këtë aventurë të re. Dua të shoh futbollist­ë me grintë dhe me dëshirë për të rikthyer Lacion aty ku e meriton. Në vitet e fundit është bërë punë e shkëlqyer, por shpresoj që të vazhdojmë në këtë rrugë. Drejtuesit më donin me çdo kusht dhe ja ku jam. Murinjo? Nuk do të jemi ne protagonis­tët, por futbollist­ët në fushën e lojës. Unë me Murinjon kam raport pozitiv dhe e konsideroj një njeri simpatik në botën e futbollit. Imobile? Mançini e aktivizon gjithmonë dhe kjo do të thotë se është i lumtur. Në fillim e nisi mirë Europianin në aspektin e golave, ndërsa tani po ndihmon skuadrën. Po pres me padurim që të punoj me të. Kam plane edhe për Korrean, i cili është një futbollist që më pëlqen shumë. Anderson? Fakti që unë kam dhënë lejen për transferim­in do të thotë që e dua si lojtar”, tha Sarri. Më tej ai foli edhe për Luis Alberton. “Ky është një problem i skuadrës dhe i drejtuesve. Shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt”, përfundoi ish-trajneri i Napolit dhe Juventusit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania