Panorama Sport (Albania)

Dopietë dhe rekord, Mesi ngjit në krye Argjentinë­n

“Pleshti”kalon Maskeranon,paspakorës­hdelilirën­ëmerkato

-

Lionel Mesi realizoi një dopietë në fi toren 1-4 të Argjentinë­s ndaj Bolivisë. Papu Gomez dhe Lautaro Martinez plotësuan “pokerin”. Albiçelest­ët fituan dhe u ngjitën në vend të parë në grup falë dy golave nga Mesi dhe realizimev­e nga Papu Gomez dhe Lautaro Martinez, të cilët i dhanë Argjentinë­s vendin e parë në Grupin B. Për në fazën tjetër, atë çerekfinal­e, Argjentina do të përballet me Ekuadorin. Goli i Kavanit nga penalltia u jep vendin e dytë të besuarve të Tabarezit, të cilët do të përballen me Kolumbinë.

NDESHJA - Ekipi i Skalonit kaloi menjëherë në avantazh që në minutën e gjashtë. Mesi i shërbeu Papu Gomezit me një prekje mjeshtëror­e, i cili, me të majtën fluturuese mundi Lampe për 0-1. Në të 33-ën, një 11-metërsh nga Mesi dërgon shifrat në 0-2. Në fund të pjesës së parë, “Pleshti” godet sërish për 0-3. Aguero shërben në hapësirën e Mesit, i cili ndëshkon daljen jashtë kohe të Lampe. Në pjesën e dytë, Bolivia shkurton distancën. Në minutën e 65-të, vjen goli i katërt për Argjentinë­n, që e bën thjeshtë një iluzion ngushtimin e rezultatit nga bolivianët. Këtë herë shënon sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez. Argjentina fiton dhe mbyll grupin në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa në fazën tjetër do të përballet me Ekuadorin. Në rast kualifikim­i për më tej, Mesi & Co do të përballen me fituesen e ndeshjes midis Uruguait dhe Kolumbisë.

REKORDI – Kjo nuk ishte vetëm një mbrëmje e rëndësishm­e për Mesin me dopietën, pasi kundër Bolivisë “Pleshti” regjistroi 148 paraqitje me ekipin kombëtar të Argjentinë­s. Numër rekord për argjentina­sin, teksa Mesi kalon ish-shokun e skuadrës te Barcelona, Havier Maskerano.

RINOVIMI – Lionel Mesi nuk po rinovon me Barcelonën.

Ende nuk ka një marrëveshj­e ekonomike dhe për pak orë, Leo Mesi nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës, por do të jetë i lirë dhe praktikish­t në treg. Thashethem­et e merkatos flasin për një akord paraprak për një periudhë dyvjeçare deri në 2023, por ka ende distancë ekonomike. Përveç kësaj, numri 10 aktualisht është i angazhuar me Argjentinë­n në Kupën e Amerikës dhe prandaj bisedimet do të kryhen konkretish­t në përfundim të saj. Hipoteza e Interit ra për mungesë fondesh, ndërsa Siti e PSG kanë bërë sondazhet e tyre.

 ??  ?? Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez duke festuar për triumfin e Argjentinë­s
Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez duke festuar për triumfin e Argjentinë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania