Panorama Sport (Albania)

Konte: Romelu forcë e natyrës, në Europian vendosin detajet

-

Antonio Konte është italian, por edhe profesioni­st. Për "Gazzetta dello Sport" ai ka bërë analizën e sfidës Belgjikë-itali me një këndvështr­im krejt origjinal, tipike e stilit të tij. "Pandemia dhe ndalesa për shkak të saj ndihmuan trajnerët të thellohen në idetë e tyre. Kjo është diçka e mirë sepse shumë gabime të fushë i faturohen punës taktike. Pavarësish­t vështirësi­ve, shumë trajnerë ditën të ndërtojnë skuadra dhe të sigurojnë ekuilibër brenda tyre. Mes tyre është pa dyshim edhe trajneri i Italisë, Roberto Mançini", ka thënë Konte. Në kokën e shumë bashkëkomb­ësve të tij është sfida mes Belgjikës dhe Italisë. Ishtekniku i Interit dhe Juves, në analizën e tij fillimisht vendos të "skanojë" italianë për të cilët shprehet: "Fitoret në grup vunë në dukje cilësinë e lojës, e cila Italisë i mungoi vetëm kundër Austrisë. Frika për rezultatin më duket e dobishme sepse grupi u ndërgjegjë­sua për aspekte që mbase nuk i njihte. Askush nuk është i pagabueshë­m në të gjitha nevojat e një takimi". Belgjika është pengesa e radhës, por këshillat për një koleg si Mançini nuk jepen publikisht. Konte mjaftohet me një analizë të përgjithsh­me, teksa shpjegoi: "Duhet të jesh i kompletuar taktikisht dhe mendërisht, megjithatë nuk është kusht të jesh i përsosur. Në këto nivele duelet vendosen nga detajet e këtë nuk e them unë. Përballë "Axurrëve" do të jetë një Belgjikë shumë e fortë individual­isht dhe si ekip. Lukaku është forcë e natyrës e mund të bëjë diferencën, megjithatë ekuilibrat mund t'i ndryshojnë edhe De Bryjne e Hazar, të cilët nuk di nëse do të jenë gati për të premten".

RIVALET E ITALISË - Pas eliminimit të Francës, italianët kanë një rival më pak për finalen e "Wembley"-t. Për 48vjeçarin, edhe realitete si Zvicra apo Republika Çeke meritojnë respekt, pa harruar edhe Danimarkën. "Europiani ka treguar se çdo ekip e di se çfarë duhet të bëjë në fushë. Surprizat e vërteta janë disa, por unë do të veçoja Danimarkën, sepse reagoji në mënyrë fantastike në një moment tepër delikat. Ajo që i ndodhi Eriksenit i ka shndërruar danezët në ekipin e të gjithëve, ndaj edhe unë shpresoj që të avancojnë sa më shumë në turne. Duke parë rrjedhën e deritanish­me, nuk duhen neglizhuar as Zvicra me Republikën çeke, të cilat nuk është se eliminuan rastësisht rivale të mëdha si Franca e Holanda", deklaroi Antonio Konte. Për teknikun, Spanja është mes favoriteve, sidomos pas reagimit që pati me Kroacinë kur diti të ringrihej në më tepër se një rast. "Spanja mundi Kroacinë në fund të një ndeshjeje emocionues­e, duke provuar se ata mund të bëjnë gjithçka dhe të kundërtën e saj, duke i kthyer kundërshta­rët e tyre në lojë. Luis Enrike po kryen një rinovim pas përfundimi­t të një cikli të kampionëve të jashtëzako­nshëm dhe kërkon kohë. Përveç kësaj, Spanja jetoi me COVID-IN deri pak para fillimit të turneut", përfundoi Konte.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania